Skema korruptive/ Qeveria fryn projektet e infrastrukturës, pasi i bllokoi për vite me radhë

0
132

Qeveria Rama po përdor një metodë të dukshme korruptive për të thithur paratë e shqiptarëve nëpërmjet “ristrukturimit” të projekteve të mëdha rrugore, ndërtimi i të cilëve ka nisur vite më parë, nga qeveria e mëparshme. Një ndër to është rruga e Liqenit të Ohrit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka sqaruar detajet e projektit Lin­-Pogradec dhe konkretisht të segmentit fundor ku po punohet aktualisht, duke bërë me dije se vlera e financimit shtesë do të jetë 973 milionë lekë vetëm për të ndërtuar një km të mbetur. Kjo sipas përfaqësuesve të Autoritetit, është e lartë për shkak të karakteristikave të rrugës. Projekti ka pësuar disa ndryshime dhe ndryshimi i fundit është bërë në Maj të vitit të kaluar, duke shmangur prishjen e bunkerëve, futjen në liqen dhe duke shtuar një tunel.

Nëndrejtori i Rrugëve, Afrim Qëndro shprehet se preventivi i punimeve është bazuar në manualin shtetëror të çmimeve të vitit 2015. Sipas nëndrejtorit të rrugëve, punimet po ecin me ritmet e duhura dhe rruga pritet të përfunojë sipas afateve të kontratës. Ministria e Kulturës ka kërkuar që dy bunkerët të konsideruar si monumente historike, të ruhen dhe të ruhet vija e liqenit, pasi është pikë kryesore plazhi për banorët e Pogradecit dhe turistët. Ky ka qenë edhe shkaku i ndryshimit të projektit në fjalë dhe rritjes së kostos së tij. Por, të shpenzosh 10 milionë dollarë për 1.000 metra rrugë fushore, ky është një absurditet, që nuk mund ta justifikojë njeri!

Ndërkohë, një tjetër projekt madhor, që u bllokua, ashtu si aksi Lin-Pogradec, nga qeveria Rama, është edhe autostrada Tiranë-Elbasan. Edhe këtu, fatura është kripur së tepërmi nga ana e qeveritarëve. Këtë e paralajmëroi kreu aktual i Financave. Ish-ministri i Ekonomisë, tani ministër i Financave, Arben Ahmetaj në fund të nëntorit 2015, duke raportuar për investimet publike në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë tha se rruga Tiranë-Elbasan ishte një projekt i bërë keq. ”Nuk e bëjmë dot. Dua ta ndaj me qytetarët, është një projekt i bërë keq, që nuk i mjaftojnë paratë e dhëna, do gati 50 milionë të tjera euro. Duhet ta themi të vërtetën. Nuk besoj se ka të bëjë me qëllimin e keq sepse nuk besoj të ketë qenë qëllim i keq. Unë besoj që ka qenë një keqmenaxhim i projekti, i bërjes së projekti në radhë të parë, i nxitimit për ta përdorur atë projekte dhe ja ku jemi. Gati 50 milionë euro të tjera për të përmbyllur atë rrugë. Duhen gati 50 milionë euro të tjerë për shkak se projekti nuk ka qenë i bërë mire”, është shprehur ministri Ahmetaj.

Por, edhe 50 milionë eurot i janë dukur pak qeverisë. Teksa kompania Aktor ka harxhuar rreth 58 milionë euro (8.3 miliardë lekë) për ndërtimin e 5 kilometrave tunel, tani mësohet se kompanisë i janë dhënë nga shteti 81 milionë euro (11.2 miliardë lekë), për disa kilometra rrugë, vlerë kjo rreth 35 për qind më e lartë se kostoja e tunelit. Burimet nga Ministria e Transportit bëjnë me dije se shtesat për punimet nga shembja në Ibë janë llogaritur 50 milionë euro. Ndërsa ekspertë të sektorit pohojnë se vlera për meremetimin e saj është shumë e vogël, por shpjegojnë se kompania greke Aktor e ka shfrytëzuar këtë situatë për të kompensuar humbjet që ka pësuar për punimet në tunel. E vërteta duhet të jetë shumë më e thjeshtë: projektet u bllokuan me preteksin e disa difekteve, pastaj u caktuan qindra miliona euro shtesë dhe këto të fundit, në një pjesë të madhe të tyre, do të fryjnë xhepat e kryeministrit dhe njerëzve të tij…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here