Yjet e Hollivudit që janë përfshirë në protesta popullore

85-300x195 download download (1) download (2)

 

Protestat janë diçka e zakonshme në botën e sotme. Shumë njerëz në sistemet demokratike protestojnë për atë që atyre iu duket e gabuar në nismat e qeverisë, apo edhe protesta të ndryshme simbolizuese. Por kur në skenën e protestave hyjnë edhe njerëzit e famshëm, protesta merr një vëmendje edhe më të madhe, si nga media ashtu edhe nga faktori publik. Ky fakt pranohet edhe nga vetë aktori i famshëm i Hollivudit George Clooney që ka protestuar në për krizën humanitare të refugjatëve në Darfur. “Kam qenë i nderuar që kam përdorur famën time për të ndihmuar kudo që kam mundur, sidomos në emër të Kombeve të Bashkuara, por në rastin e Darfurit ka qenë dështimi më i madh në jetën time’, ka deklaruar ai në intervistë televizive. Por duke mos u ndalur me kaq, ai mori pjesë në një protestë të mbajtur përballë ambasadës së Sudanit në Uashington për të marrë masa mbi dhunën e vazhdueshme në vend; si pasojë ai u arrestua bashkë me të atin. Pasi u lirua ai deklaroi se arrestimi i tij ishte një mënyrë për të tërhequr vëmendjen. Dhe në fakt vëmendja u rrit shumë dhe Clooney ia arriti qëllimit. Por Clooney nuk është i vetmi që është përfshirë në protesta, janë një sërë yje të Hollivudit që kanë qenë protestues. Në këtë mënyrë revista “Time” sjell në një speciale se cilat janë njerëzit e famshëm që kanë qenë protestues. Kjo listë në përgjithësi përbëhet nga yjet e kinemasë, por ka edhe nga fusha e muzikës, si këngëtari legjendar Xhon Lenon që ka protestuar kundër luftës në Vietnam. Madje legjenda e pavdekshme Lenon ka bërë edhe një këngë hit kundër luftës.

 

  1. George Clooney

Në 2006, George Clooney dhe i ati, Nik, gazetar, filmuan fshehurazi kampin e refugjatëve në Darfur, Sudan, për të dokumentuar krizën humanitare që po prekte qindra mijëra njerëz. Ai u rikthye shumë herë në Sudan për të tërhequr vëmendjen mbi krizën e pranishme. Megjithatë, në 2010 ai tha në një intervistë “Kam qenë i nderuar që kam përdorur famën time për të ndihmuar kudo që kam mundur, sidomos në emër të Kombeve të Bashkuara, por në rastin e Darfurit ka qenë dështimi më i madh në jetën time.” Më këmbëngulës se kurrë, ai mori pjesë në një protestë të mbajtur përballë ambasadës së Sudanit në Washington DC për të marrë masa mbi dhunën e vazhdueshme në vend; si pasojë ai u arrestua bashkë me të atin. Pasi u lirua ai deklaroi se arrestimi i tij ishte një mënyrë për të tërhequr vëmendjen.

 

  1. Russell Simmons

Në vjeshtën e 2011-s, Parku Zukoti u bë vendi ku personat e famshëm dhe aktivistët e majtë të “bëheshin të dukshëm”. Regjizori Majkëll Mur, aktorja Suzan Sarandon dhe të tjerë ishin të pranishëm për të përkrahur lëvizjen “Pushtimi i Wall Street – it”. Por ndoshta asnjë prej tyre nuk u angazhua aq shumë sa Russell Simmons. Bashkëthemeluesi i rekordeve Def Jam, u paraqit gjatë një prej aktiviteteve të përgjithshme të tyre, mbajti një fjalim përkrahës dhe foli me protestuesit për më shumë se një orë. “Ju përfaqësoni farën revolucionare,” u shpreh ndaj turmës. Por ardhja e tij nuk ishte vetëm për një natë. Ai u rikthye duke qëndruar në solidaritet me protestuesit, madje dhe në 5 të mëngjesit, dhe kur policia e New Yorkut kërcënoi se do të arrestonte të gjithë pjesëmarrësit.

 

  1. Jane Fonda

Jane Fonda është mjaft e njohur për filmat e saj, por jo vetëm. Në 1970, Fonda ishte një protestuese vietnameze, duke mbajtur fjalime në fshatrat dhe universitet e vendit, ku fliste në emër të ushtarëve të cilët ajo besonte se nuk duhej të ishin pozicionuar në Vietnam. “Tërbohesha sa herë mësoja se si ushtarët gënjeheshin për arsyet se përse luftonin në Vietnam dhe isha në ankth sa herë qëndroja me dikë që ishte traumatizuar nga eksperiencat e tij” është shprehur ajo.  Në 1972, Fonda shkoi në Vietnamin Verior ku mori pjesë në 10 emisione radiofonike, dhe ku denoncoi qeverinë Amerikane dhe liderët e saj ushtarakë. Pavarësisht polemikave që lindën prej një fotoje të saj në një tank, Fonda vazhdoi të këmbëngulte se veprimet e saj kishin qenë gjithmonë kundër qeverisë amerikane dhe jo ushtarëve.

 

  1. Ted Nugent

I njohur fillimisht për albumet e tij rok, fillimisht solo dhe më pas me grupin Damn Yankees, Ted Nugent është bërë i njohur për mbështetjen e çështjeve konservative; profania e tij sulmonte liberalët e lartë. Ai hyri në telashe pas deklaratave të atëhershme për mënyrën se si u shpreh rreth çështjes së armëve dhe mënyrës së menaxhimit të saj nga senatori i atëhershëm Hilari Klinton dhe Barak Obama. Por reagimet ndaj deklaratës së tij, nuk e ngadalësuan advokacinë e tij për të drejtat e Amendamentit të Dytë apo për Partinë Republikane. Ai ka dhënë mbështetjen e tij vetëm gjatë zgjedhjeve të 2012-s, duke argumentuar se këto zgjedhje ishin një betejë për shpirtin amerikan. “E gjithë bota ta shpif, por Amerika ende ta shpif më pak,” i tha ai një republikani në shkurt të 2012-s. “Por me këtë administratë, ne po e marrim veten.”

 

  1. John Lennon dhe Yoko Ono

Në fund të 1960-s protestat në rrugë ishin një fenomen mjaft i zakonshëm, ashtu siç ishin dhe protestat paqësore për të tubuar në mbështetje të të Drejtave Civile dhe kundër luftës në Vietnam. Por kur John Lennon u martua me Yoko Onon në 1969, cifti përdori mënyra të tjera – vendosën të përdornin “publicitetin” e martesës së tyre për të promovuar paqen në botë. Duke marrë shkas nga protestat paqësore, ata krijuan një krevat për dy veta “Të bashkuar për Paqen”. Pas kësaj “proteste” të mbajtur në Amsterdam, John dhe Yoko dëshironin të shkonin në New York, por për shkak të dënimit të Lenonit për marijuanë në 1968, ata u zhvendosën në Montreal, ku kaluan një javë në një krevat nën shkrimet “Hair Peace” – jemi të lumtur në këtë mënyrë, dhe “Bed Peace” – dashuria nuk është e egër dhe e dhunshme, por paqësore.

 

  1. Susan Sarandon

Susan Sarandon e ka ndërtuar karrierën duke luajtur personazhe “të mira”, gjë e cila përputhet me faktin se ajo shpesh ka folur dhe ka ngritur zërin në jetën e saj personale për çështje sociale dhe politike. Aktorja e cila ka fituar mjaft çmime Oskar, ka dhënë mbështetjen e saj për një sërë kauzash, ndërmjet të cilave përmendet protesta në 1999, mbi një polic që qëlloi një imigrant të paarmatosur nga Afrika Perëndimore, Amadou Diallo, në qytetin e New Yorkut. Sarandon, së bashku me 218 persona të tjerë, u arrestua jashtë zyrave të Departamentit të Policisë së New Yorkut, por fama e saj dhe të qënit një figurë e njohur televizive bëri që kjo ngjarje të tërhiqte vëmendjen kombëtare mbi brutalitetin e policëve dhe profilin e tyre racial. Ajo ka marrë pjesë dhe në shumë protesta të tjera si protesta e Wall Street dhe ajo mbi luftën në Irak.

 

  1. Hayden Panettiere

Përgjatë viteve që ka luajtur në filmin Heronjtë, aktorja Hayden Panettiere ka dhënë pak nga heroizmi i saj dhe në jetën reale. E dhënë pas kafshëve, në 2007 Panettiere udhëtoi drejt Japonisë për të marrë pjesë në protestën e përvitshme kundër gjuetisë së delfinëve në Taiji. Aktorja e re dhe shumë të tjerë me të, të hipur në dërrasat e sërfit, u përballën me një grup peshkatarësh para se të detyroheshin të ktheheshin në breg – një përballje që u pasqyrua në një dokumentar, The Cove, në 2009 rreth gjuetisë së delfinëve. Në vitin pasues ajo loboi tek ambasadori i Norvegjisë që t’i jepte fund gjuetisë së balenave, një çështje të cilën ajo e përkrah dhe në Japoni. Ajo është shprehur “Unë ndjej nevojën të jem një zë për çështjet e rëndësishme dhe të vlefshme të cilat ndikojnë jetën e çdo personi në Tokë.

 

  1. Deril Hanah

Deril Hanah flet bindshëm për ambientalizmin, por ajo e ka praktikuar atë për të cilën ka vite që flet dhe predikon. Aktorja e famshme e viteve ’80, banon në një shtëpi ku përdoret energjia diellore, përdor një makinë me naftë biologjike, mban një dietë vegjetariane dhe ka një blog të quajtur “DH”, Duaj Jetën, ku jep këshilla praktike. Angazhimi i saj është i madh, duke qenë se ajo është arrestuar shumë herë për shkak të aktivizimit të saj. Në 2006, Hanah u përpoq të ndalonte shkatërrimin e një ferme duke e lidhir veten pas një peme; tre vjet më vonë ajo u prangos sepse po protestonte për ndalimin e minimit të një mali në Virxhinian Perëndimore. Protesta e saj më e fundit ishte në 2011-ën kur Hanah u arrestua pas marrjes pjesë në një protestë paqësore jashtë Shtëpisë së Bardhë lidhur me një projekt mbi tubacionet e naftës.

 

  1. Lucy Lawless

Lucile Rajan, ylli i famshëm i serialit Ksina: Princesha Luftëtare, duhet të jetë ndier “parashikuese” kur zgjodhi pseudonimin e saj “Lawless – kundra ligjit”. Kjo gjë u provua edhe kur ajo mori pjesë në një protestë dhe u arrestua bashkë me shumë aktivistë të tjerë ambientalistë pas një proteste katër ditore përsa i përket kërkimit për naftë në det, në Zelandën e Re. Ajo ishte një protestë kundër eksplorimit të Arktikut, që kishte si synim të ndalonte anijen që të shkonte drejt detit Chukchi, në bregdetin e Alaskës, për të bërë eksplorime për puse nafte. Lawless tha se ndërveprimi mes protestuesve dhe autoriteteve ishte paqësor, por ajo mbeti strikte deri në fund përsa i përket kësaj çështjeje. “Ne rrezikojmë të shkatërrojmë gjithë ekosistemin dhe gjallesat e botës ujore dhe kjo është tërësisht e papranueshme,”

 

  1. Sean Penn

Kur mijëra protestues pushtuan Sheshin Tahrir, ndërmjet tyre ishte dhe aktivisti Sean Penn, dy herë fitues i çmimit Oskar. Duke mbajtur flamurin Egjiptian në dorë, Penn i ftuar nga aktori egjiptian Khaled el – Nabawi, eci përgjatë qytetit të Kajros bashkë me të, në një përpjekje për të treguar se Egjipti ishte ende një vend i sigurt dhe që  mund të vizitohej pavarësisht kryengritjeve. Por Penn është shprehur se ajo ishte dhe një investim për ardhmen e kësaj kauze, duke thënë se një thirrje për liri nuk mund të realizohet brenda një nate dhe parashikoi se do të kishte shumë probleme në ecjen para. Përfshirja e tij në lëvizje të tjera aktiviste ka nisur me turin e realizuar në Irak për të raportuar mbi efektet e luftës atje si dhe ndihmën e dhënë në shpëtimin e punëtorëve në New Orleans gjatë shpërthimit të Uraganit Kaltrina.

 

Yjet e Hollivudit që janë përfshirë në protesta popullore

Shqipëria, bunkerët dhe turizmi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko