Idomeni/700 migrantë tentuan të kalojnë kufirin me Maqedoninë, policia përdor gaz lotsjellës për ti larguar

Tre grupe emigrantësh, 500- 700 vetë  në kampin e Idomenit kanë tentuar të kalojnë gardhin që ndan Maqedoninë prej Greqisë.

Policia maqedonase ka përdorur gazin lotsjellës për të zmbrapsur migrantët, të cilët janë përgjigjur duke hedhur gurë në drejtim të policisë.

Përleshjet kanë nisur pasi një turmë prej 500 njerëzish ka reaguar ndaj zërave se kufiri do të hapet.

“Tre grupe migrantësh të cilët një kohë më të gjatë kanë qëndruar në kampin e paligjshëm në Idomeni të përbërë prej 500 deri në 700 njerëz, njëkohësisht kanë tentuar që ilegalisht ta kalojnë kufirin duke e dëmtuar rrethojën mbrojtëse në tre vende nga guri kufitar 59 drejt Moinit. Me ndërhyrjen në kohë të forcave tona të sigurisë të cilët përdorën shok bomba dhe bomba me gaz, si dhe me ndërhyrjen e policisë greke, grupet janë penguar në qëllimet e tyre dhe ishin kthyer sërish në kampin në Idomeni”, tha Zoran Llazarovski, zyrtar në Gjevgjeli për mia.

Kur kjo  është mohuar nga policia e Maqedonisë, rreth 100 migrantë, përfshirë fëmijë, kanë bërë përpjekje të kapërcejnë gardhin.

Janë mbi 11,200 njerëz të bllokuar në kalimin kufitar Idomeni në veri të Greqisë, pasi vendet e Ballkanit kanë mbyllur kufijtë që prej shkurtit.

https://youtu.be/EBQtbODSOgw

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko