Për shkak të krizës energjitike, Presidenti i Venezuelës i ka bërë një kërkesë të pazakontë grave të vendit.
Nikolas Maduro u ka bërë thirrje grave që të mos i përdorin më tharëset e flokëve por të gjejnë mënyra alternative për t’i tharë dhe krehur flokët.
Ndër të tjera ai ka nxjerrë një dekret duke u dhënë pushim punonjësve edhe ditën e premte duke e çuar në tre ditë pushimin javor.
Tashmë plani i kursimit ka prekur çdo fushë të jetës dhe banorëve po u kërkohet vazhdimisht që të bëjnë kujdes me dushet, ajrin e kondicionuar etj.
‘Mendoj se femrat duken më bukur nëse i kalojnë gishtat nëpër flokë dhe i lënë ato që të thahen natyrshëm.’.