Rrezikoi jetën për t’i propozuar të dashurës për martesë, helikopteri shpëton të riun (video)

0
154
https://youtu.be/5XcWjIRVybM

Propozimi për martesë i një burri nga Kalifornia, në majën e një mali, për pak sa nuk i ka rrezikuar jetën një djali të ri, që mbetën të bllokuar në terrenin e malit “Morro Rock”.

Michael Banks arriti të ngjisë malin në një terren shumë të rrezikshëm dhe i kërkoi të dashurës së tij, përmes facetime, që të martohej me të.

Por propozimi aventuresk u kthye në një rrezik për jetën e tij, sepse ai e gjeti veten në majën 27 metra të malit, duke e patur të pamundur që të zbriste sërish vetëm siç u ngjit.

Mediat lokale thanë se u njoftuan nga disa dëshmitarë por edhe nga e fejuara e djalit, që kishte kërkuar ndihmë. Ngjarja u shënua në orën 9 të mëngjesit. Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e shpëtimit e shpëtuan të riun vetëm përmes helikopterit.

Banks më pas raportoi përpara policisë, e cila mendoi se ai ishte nën efektin e substancave narkotike pasi zyrtarët thanë se ngjitja e malit “Morro rock” është ilegale.

“Është e paligjshme të ngjitesh në Morro Rock sepse është i rrezikshëm. Njerëzit mund të vdesin. Për herë të fundit, 4 të rinj që u ngjitën në të, mbetën të vrarë. Që nga ajo kohë vitin e shkuar, ne kemi patur 4 incidente të tjera ku dhjetëra vetë kanë humbur jetën” tha shefi i departamentit të policisë në Morro Bay, Steven Knuckles.

Gjithsesi historia u mbyll në mënyrën më të bukur të mundshme. Michael Banks morri përgjigje pozitive nga e dashura e tij, e cila pranoi të martohet me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here