Angli/ Vret policin gjerman, e copëton dhe e fut në vaskë me acid

0
183

Viktima, Gordon Semple, një polic 59-vjeçar nga Londra, ishte zhdukur më 1 prill. U gjet pas rreth 10 ditësh në një vaskë plot me acid, me trupin të shqyer dhe të bërë copash. Pas disa ditësh me hetime të shumta por pa rezultat, kthesa e madhe erdhi pas një sinjalizimi në lagjen Southëark. Dhe në apartamentin e Stefano Brizzi-t, 49 vjeç, asistent social me origjinë nga Pistoia e Italisë, hetuesit gjetën pjesët e mbetura nga kufoma e Sample, në gjendje të lartë dekompozimi.   Brizzi, që kishte gjashtë vjet që ishte zhvendosur në kryeqytetin anglez, është arrestuar me akuzën e vrasjes. Krimi mësohet se ka lindur brenda komunitetit gay të Londrës. Alarmin për zhdukjen e policit e kishte dhënë shoku i tij, Gary Meeks. Semple ishte zhdukur teksa po shkonte në punë, në Ëestminster. Ishte 1 prilli dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi. Një kamera sigurie e kishte filmuar agjentin po atë ditë në zonën e Southëark, pasi ishte ndalur te hotel Shangri-La, brenda në Shard, një prej rrokaqiejve të rinj të Londrës.   Në ditët përpara zhdukjes disa fqinjë të Stefano Brizzi-t kishin ndjerë një erë të keqe që vinte nga apartamenti i asistentit social që ndodhej në Peabody Estate. Martin Harris, 49 vjeç, tha se kishte një “erë vdekjeje të padurueshme”. Ai kishte trokitur te dera e Brizzit për t’u ankuar për erën. “Ma hapi derën dhe ishte me kustos dhe me një palë syze – tregoi Harris për mediat angleze – E pyeta se çfarë po ndodhte dhe më tha se po gatuante për një shok”. Ndaj kërcënimit se do të thërriste policinë, Brizzi nuk e vreu shumë mendjen dhe mbylli derën.   Sipas hetuesve, kufoma e Semple ishte vendosur në vaskë me acid pas krimit, por kjo nuk kishte mjaftuar që trupi të zhdukej, kështu që Brizzi ishte përpjekur të ziente pjesët e mbetura. Kur policia e kontrolloi apartamentin, gjeti pjesët e shqyera të Semple në një vaskë plot me acid. Scotland Yard nuk i ka bërë të ditura llojin e plagëve të gjetura te kufoma, por ka bërë të ditur se “duke parë gjendjen e trupit, do të duhet kohë për të zbuluar shkakun e vdekjes”.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here