Aktivistët ” Qytetarët për Parkun”, kanë organizuar sot protestën përballë kryeministrisë në Tiranë për ndalimin e ndërtimeve të hidrocentraleve në lumin e Valbonës.
Qëllim i kësaj proteste ishte që të ndalohen ndërtimet e hidrocentraleve përgjatë këtij lumi me argumentin e ndërtimi i HETC-ve do të “vrasë industrinë strategjike të zhvillimit të turizmit” në këtë zonë.
20 km e parë, ku po planifikohet të ndërtohen hidrocentralet.
“Lugina e Valbonës ka statusin e Parkut Kombëtar prej 1996 dhe prite t të shndërrohet në asetin më të rëndësishëm turistik në vend, si pjesë e një parku gjigant që do të bashkojë kurorën e Alpeve me Kosovën e Malin e Zi. Por përgjatë lumit që i jep emrin Parkut, do të ndërtohen 10 hidrocentrale. Një prej tyre, më i madhi është Hidrocentrali i Dragobisë. Kompania ndërtuese pretendon se ka marrë miratimin e banorëve të zonës duke treguar një listë. Por banorët thonë se lista është e manipuluar, madje në të ka emra të personave që kanë vdekur prej kohësh”shkruhet në komunikatë.