Ish ylli i Chelsea dhe kombëtares italiane, Gianfranco Zola, ka deklaruar se trajneri italian Antonio Conte është po aq i mirë sa tekinkët Mourinho dhe Guardiola. Conte pak ditë më parë u zyrtarizua si trajneri i Chelsea në edicionin e ardhshëm dhe Zola mendon se ai do të jetë i suksesshëm me blutë e Londrës. “Ai është bërë aq mirë në Itali sa duhet të konsiderohet në të njëjtin nivel si Guardiola dhe Mourinho. Nuk ka fituar gara ndërkombëtare, por ai është një trajner i mirë me një personalitet të fortë. Unë jam i sigurt se ai do të ketë sukses tek Chelsea”, ka theksuar Zola.