Një 23-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga policia në Rinas.
Ai është Sulejman Vogli i cili është ndaluar gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetaseve të kthyer.
Vogli ishte kthyer nga autoritetet italiane, por ndaj 23-vjeçarit ishte nxjerrë një urdhër ndalimi, pasi gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.