Ja cila është pija e preferuar e europianëve

0
208

vera

 

Stereotipet janë interesantë por në një pjesë të mirë rastesh mund të mos qëndrojnë. Psh. Ekziston gjerësisht ideja se francezët pijnë vetëm verë kurse gjermanët birrë.

Një studiues ka përdorur të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetit për sa i përket kosumit të alkoolit në vende të ndryshme për sa i përket birrës dhe verës duke ndërtuar dy harta që tregojnë sesa birrë apo verë konsumojnë vendet e ndryshme në litra për person.

Zbulimet nuk ishin shumë surprizuese në fakt.

Kështu vendet me kosnumin më të lartë të birrës janë Gjermania (106), Çekia (149) dhe Austria (108). Mali i Zi konsumon vetëm 11 litra për person, i ndjekur nga Shqipëria (20) dhe Italia (29).

Vera është pije popullore në Portugali dhe Francë me 55 dhe 53 litra respektivisht, të ndjekura nga Andorra (48), Danimarka, Sllovenia dhe Kroacia me nga 42 litra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here