Presidentja e Brazilit në telashe, komisioni i deputetëve nis procesin për shkarkimin

0
157

Komisioni i posaçëm i Dhomës së Deputetëve në Brazil ka votuar për fillimin e procedurës për shkarkim nga detyra kundër Presidentes Dilma Rousseff.

Me 38 vota pro dhe 27 kundër, deputetët zhbllokuan procedurën që tani do të kalojë në seancë plenare.

Vendimi përfundimtar pritet të dielën, por për këtë kërkohet votimi me 2/3.

Dilma Rousseff po hetohet për përfshirjen në riciklim parash dhe fshehje të pasurisë në hetimet që po zhvillohen për fondet e zeza të kompanisë shtetërore të naftës Petrobras.

Ish-presidenti Lula e ka mbështetur publikisht, duke e cilësuar këtë nismë si një grusht shteti.

Në marsin e kaluar, teksa ky skandal kishte plasur, Dilma Rousseff i ofroi Lulës postin e shefit të kabinetit, një figurë me pushtet të njëjtë me atë të Kryeministrit.

Një lëvizje që konsiderohet si tentativë për të siguruar një aleat të vlefshëm ndërsa Presidentit po i lëkundeshin këmbët.

Por një emërim i tillë u pëzullua nga gjyqësori, në pritje të vendimit nga Gjykata Supreme që do të jepet më 20 prill.

Nëse do të arrihet shkarkimi i Dilma Rousseff, vendin e saj automatikisht e merr Michel Temer, i cili sapo ka bërë një gafë kolosale.

Zv/Presidenti ka shpërndarë gabimisht me një mesazh të përbashkët fjalimin që ka regjistruar për ceremoninë ku ai pritet të zerë vendin e Dilma Rousseff.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here