Shefi i stacionit të policisë së Thehit është arrestuar nga policia e Shkodërs pasi në makinën me të cilën po udhëtontre u gjetën 10 kilogram kanabis Sativa.
Burime nga policia e uniformat blu thanë se në pranga është vënë oficeri i policisë Zef Mirashi.
Operacioni është zhvilluar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat në policinë e shtetit.
Ai ka qenë duke udhëtuar me makinë në momentin kur është ndaluar nga oficerët e antidrogës si dhe agjentët e SHÇBA-së.