Arrihet marveshja për Leskajn dhe Sulin, nuk ka komision hetimor për CEZ/ Paloka:Mazhoranca drejt një krimi tjetër kushtetues

0
184

Për kreun e grupit parlamentar të PD, Edi Paloka dërgimi në kushtetuese i kërkesës së deputetëve Leskaj e Suli për mandatin, është një fitore, pavarësisht se ka një ngërç ligjor. Por sipas Palokës, mazhoranca po shkon drejt një tjetër krimi kushtetues, që është pengimi për ngritjen e komisionit hetimor për CEZ.

Paloka tha se nesër do të merret vendimi nëse do të marrin pjesë në komisionin e reformes në drejtesi apo jo.

Paloka: Nga ky akt ata më në fund janë tërhequr, sigurisht jo me dëshirë, por nën presionin e opozitës dhe partnerëve ndërkombëtarë. Pra hapi parë le të themi është arritur. Mund të konsiderohet një fitore ose jo e jona. Them ose jo sepse  mazhoranca është e detyraur të zbatojë kushtetutën dhe vendimet e gjykatës dhe të bësh beteja për këtë është alogjike. Megjithatë në këto kushte në kanë vënë. Ky hap duket i realizuar më në fund mazhoranca është tërhequr nga krimi kushtetues dhe ka marrë vendimin që ti dorëzojë deputetët e saj. Ka një ngërc juridik, sepse mazhoranca me nder nesh nuk është në pozita shumë të mira, pasi dihet këmbënglja e Ramës për të mos i dërguar në Kushtetuese të dyja cështjet dhe pas kësja tërheqje përpiqet të bëjnë një shpëlarje. Ajo letra personale e deputëtëve përdoret për të fshirë atë fytyrën pak të ndotur të mazhorancës në këtë rast, por ne rëndësi ka që mazhoranca u detyruar të tërhiqet nga ky krim kushtetues. Por me zhvillimet e reja ikja nga një krim kushtetues nuk e frenon për të shkuar drejt një tjetër krimi kushtetues, që është ai i mospranimit të komisionit hetimor për CEZ. Sic e dini çështja e Cez është afera më e madhe korruptive e këtyre fviteve në Shqipëri nën qeverisjen e Ramës, Ku Rama është direk përgjegjës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here