Greqi/ Shkon në 12 mijë numri i refugjatëve në kampin e Idomenisë, mbi 5 mijë janë fëmijë

Plot 12 mijë refugjatë gjenden në kampin në Idomeni të Greqisë. Mësohet se 5 mijë  500 nga to janë fëmijë.   Fëmijët të cilët janë viktimat më të prekur nga lufta po ashtu janë të detyruar të nisen në këtë udhëtim të vështirë duke braktisur vendet e tyre. Pavarësisht se ata që janë më të goditur nga kushtet e këqija në kamp vazhdojnë të presin bashkë me familjet e tyre duke mos ditur se çfarë po ndodhë.   Fotoja e mëposhtme tregon qartë se si fëmijët mundohen të bëjnë lojërat e moshës së tyre si të luajën më gurë mbi binarët e trenit apo me lodrat që ua sjellin vullnetarët.   Gjithashtu mund të vërehen edhe fëmijë të cilët nuk ndahen nga nënat e tyre brenda tendës, si dhe fëmijë të cilët bartin dru për të ndezur zjarr brenda në tendë apo duke pritur në radhë për të marrë ushqime për familjen.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko