Hasmëria i mori jetën edhe vëllait e babait, Saimir Beqiri u qëllua me 5 plumba në kokë

0
248

Hasmëria e vjetër që i mori jetën të vëllait dhe babait, të Saimir Beqirit duket se ka qenë shkak që ai të ruhej gjatë gjithë kohës nga një e papritur. Por pavarësisht se kishte nuhatur diçka, nuk i shpëtoi plumbave. Biznesmeni u qëllua me 5 plumba në kokë sipas policisë. Gjithsej vrasësi ka qëlluar gjashtë herë, por një plumb nuk e ka prekur viktimën. Mësohet se Beqiri ishte shprehur disa ditë më parë se “nuk i kishte punët mire”. Në bisedë me miqtë, ai ishte shprehur se persona të paidentifikuar po e ndiqnin nga pas me një automjet, dhe ky ishte një sinjal se jeta e tij ishte në rrezik. Por, pavarësisht dyshimeve, Saimir Beqiri nuk bëri denoncim në polici. Ndërkohë roja i pikës së karburantit, i arrestuar për moskallëzim krimi, ka deklaruar se e ka parë viktimën të shtrirë, por nuk ka mundur dot ta shohë vrasjen. “Në momentin që ka ndodhur vrasja, unë kam qenë brenda godinës së karburantit dhe nuk kam parë asgjë”, ka thënë Alla para bluve. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja kalibër 9 mm, të cilat janë përdorur nga arma e autorit të krimit. Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje më shumë se 45 persona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here