Ndërsa një tjetër skandal është denoncuar nga restauratoja Lida Miraj. Përmes fotosh të publikuara ajo tregon se punëtorët që punojnë në Tyrben e Kapllan Pashës në Tiranë pranë Sahatit të Tiranës veprojnë mbi këtë monument kulture me mjete të forta prerëse si sqeparë. Lida Miraj shtron pyetjen se: A është normale për një monument kulture në qendër të Tiranës? Tyrbja e Kapllan Pashës është një varr monumental i administratorit të Tiranës, gjatë periudhës osmane, Kapllan Pashës. “Sapo më erdhi një njoftim se janë parë disa “restauratorë ekspertë” që po “restauronin” Tyrben e Kapllan Pashës. “Restaurimi” po bëhej me çekiç dhe gru frekibël, nën mbikqyrjen e “ekspertëve të Insitutit të Mbrojtjes së Monumenteve të maskuar si shoferë dhe fatorinë të linjës së Saukut! Përtej ironisë, ky është kanibalizëm kulturor”, shkruan Miraj.