Në foto janë mjetet e punës të 45 vjeçarit Nadir Shiroku që punën e përditshme kishte prodhimin e minave dhe bombave me telekomandë.
Arrestimi i tij u bë 20 ditë pas goditjes së një grupi kriminal në Shkodër të cilët dyshohen për disa atentate. Njeriu që i prodhonte bombat mbeti mister, por duket se një nga të arrestuarit ka folur. Sipas policisë bombat me telekomandë prodhoheshin nga Nadir Shiroku, 45 vjeç, banues në fshatin Juban Shkodër , i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite burg për veprat penale « Vjedhje me armë » dhe Armbajtje pa leje » dhe në vitin 2013, me 8 muaj burg për veprën penale « Përkrahje e autorit të krimit”.
Në shtëpi iu gjetën edhe mjetet me të cilat punonte.
. Dylbi Snajperi
. Telekomanda
• Karta telefoni
• Dylbi
• Aparat fotografik
• Bateri dhe bateri telefon celular
• Ampermatës
• Usb
• Disa lloje kacavidash
• Disa lloje telefon celulare.
• Mandate arkëtimi në emër të shtetasit në fjalë.
• Tela si dhe disa mila (llambushka te vogela)