Përcaktohet tabloja më e bukur në Galerinë Kombëtare të Arteve e bërë nga duart e fëmijëve. Ajo është tabloja e “1000 penelatave” me shumë ngjyra, frymëzim, dhe gëzim e ideuar nga vogëlushët në kuadër të programit të Ateliesë së Edukimit Artistik. Projekti i nisur më 13 prill përfundon në 13 maj periudhë në të cilin ccdo nxënës është i mirëpritur të shpalosë frymëzimin e tij me ngjyrat dhe vizatimin.