Korçë/ Pesë persona bien në pranga, policia u sekuestron lëndë narkotike

0
268

Pesë persona janë vënë në pranga nga policia e Korçës ditën e sotme, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit antidrogë “Ballkoni”, blutë e Korçës sekuestruan 1.9 kilogramë kanabis sativa dhe 1.6 gr e lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.   Të arrestuar janë shtetasit: Igli Mujo, 21 vjeç; Mariol Kolonjari, 28 vjeç; Bledar Hasa, 28 vjeç; të tre banues në Korçë. Si dhe Klajdi Demko, 22 vjeç, banues në fshatin Ravonik; dhe Florian Shkëmbi, 22 vjeç, banues në Tiranë.    “Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 14.04.2016,në lagjen nr 6, Korçë, në një lokal, katër shtetasve të sipërpërmendur, iu gjet një sasi prej 3.8 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, të cilën dyshohet se ia kishin blerë shtetasit Mariol Kolonjari. Në vijim të veprimeve proçeduriale në lidhje me këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Mariol Kolonjari iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 1.9 kg bimë e dyshuar Cannabis Sattiva; dhe 1.6 gr e lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë; si dhe 1 autoveturë tip Audi me targa AA 175 MT, në pronësi të shtetasit Bledar Hasa, si edhe 5 (pesë) aparate celulari”, thuhet në njoftimin e policisë.   Materialet në ngarkim të shtetasve i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here