Ky është tren nga një botë “Hunger Games”/ Debuton në Tokio në vitin 2018

0
196

A është kjo e ardhmja e udhëtimit?

Nëse ka një vend në botë që do të sjellë trenat më të mahnitshëm të së ardhmes ajo është padyshim Japonia.

E njohur për trenat plumb apo ndryshe “Maglev Line”, që prej 2 vitesh i ofrojnë udhëtarëve shërbim nëpër gjithë vendin, me një shpejtësi deri mbi 580 km/h, tashmë Seibu Railëay Co. po planifikon që të ndërtojë një tren që do të jetë virtualisht i padukshëm.

I dizenjuar nga arkitekti Kazuyo Sejima nga firma japoneze Sanaa, që sëfundmi u vlerësua me çmimin Pritzker, çmimi Nobel për Arkitekturën, treni (sigurisht) nuk do të jetë totalisht i padukshëm, por super – reflektues.

Me pak fjalë, do të jetë i ndërtuar me pasqyra që do të bëjnë të mundur reflektimin e çdo objekti që e rrethon.

Ajo çka e bën këtë projekt disi më premtues, në krahasim me shumë të tjerë të prezantuar kohët e fundit nga arkitektë të ndryshëm, është fakti se dizajni në fjalë do të mund të aplikohet edhe tek trenat ekzistues.

Treni i padukshëm pritet që të jetë gati në 2018 – ën dhe do të mbulojë mbi 178 kilometra nëpër Japoni.

rtr3b64g 160413111257-invisible-train-exlarge-169 display

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here