Shqipëria renditet e 82 në raportin e Reporterëve pa Kufi përsa i përket lirisë së medias për vitin 2015, nga 180 vende gjithësej. Në raport thuhet gjithashtu se zbatimi i legjislacionit është i nevojshëm dhe se duhet të bëhet më shumë për lirinë e medias.
Raporti thekson se nga viti 2014 Shqipëria ka pësuar rritje me 3 vende. Ndërsa Kosova është e renditur në vendin e 87.
E para renditet Finlanda dhe e fundit në listën e raportit të Reporterëve pa Kufi është Eritrea.
Ndërsa vende si Turqia dhe Egjipti kanë media të kontrolluar nga qeveria.