Tre vëllezër shqiptarë janë dënuar me 36 vite burg gjithsej, si dhe 150 mijë euro gjobë në total.Ata akuzohen për trafik droge të llojit kokainë. Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit në ishullin e Rodhosit. Vëllezërit, 26, 28 dhe 22 vjeçar (emrat e tyre nuk bëhen të ditur), janë dënuar me 12 vite burg secili si dhe me nga 50 mijë euro gjobë. Shqiptarët akuzohen se zotëronin tregun e kokainës në Rodhos, ndërsa u arrestuan në gusht të vitit 2014, pas një hetimi sistematik të departamentit të narkotikëve.
Ata akuzohen për disa vepra penale, siç është krijimi dhe pjesëmarrja në një organizatë kriminale, trafiku i drogës, pastrimi i parave, rezistencë me armë dhe qëndrimin i paligjshëm.
28 vjeçari shqiptari kishte rolin e “kapitenit” në skuadrën e shpërndarjes së kokainës, ndërsa dy vëllezërit e tjerë merreshin me shpërndarjen. 28 vjeçari kishte kontrollin e plotë të aktivitetit.
Gjatë arrestimit të tyre, u sekuestruan 152.4 gram kokainë, një peshore elektrike, telefona celularë, 805 euro, 4 karta bankare si dhe paketa të vogla për kokainë.
Njëri prej vëllezërve, 26 vjeçari i rezistoi me forcë arrestimit, ndërsa jetonte ilegalisht atje.