Nxënësit e shkollës: “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar po përgatisin projektin kurrikular me titull: “Durrësi Antik vs Durrësi Modern”. Kryefjala e këtij projekti, që zhvillohet në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe me Ambasadën Italiane në Shqipëri, është: “DURRËSI” i parë dhe i vlerësuar në dy kohë: në antikitet dhe në ditët e sotme. Përveçse do të sillen fakte dhe të dhëna nëpërmjet të cilave do të promovohen vlerat turistike të këtij qyteti, e veçanta e gjithë projektit do jetë fokusimi dhe rëndësia që do t’i jepet faktorit mjedisor dhe territorial duke krahasuar dhe analizuar çdo element për të arritur në vlerësimin se në cilën kohë Durrësi do të mund të konsiderohej “Qytet per njerëzit”. Projekti në fjalë është një projekt shumë disiplinor. Ai përmbledh në vetvete historinë, gjeografinë artin, gjuhën, etnografinë, arkeologjinë, arkitekturën dhe shkencën. Tema e projektit trajtohet në aspektin teorik e praktik.