Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit. Emiliano Tafës i janë vënë prangat pasi në makinën e tij, tip “Jaguar”, me targa AA 885 BA është gjetur drogë.
Policia e këtij qyteti kishte informacione për përfshirjen e 32-vjeçarit në trafikun e lëndëve narkotike, kështu që ditën e djeshme ka ndaluar automjetin e tij.
Nga kontrolli në automjet policia gjeti 293 fara bime, kanabis, të cilat dyshohet se do t’i shiste. Në banesë Emiliano Tafa mbante edhe një “Revolver me mulli”, e kalibrit 9 mm