Emocionuese/ Gjen gruan duke fjetur në shtratin e foshnjës, ja arsyeja

0
1522

Fotografia e një gruaje e cila fle në krevatin e vajzës bashkë me të voglën e saj pesë muajsh, ka prekur zemrat e shumë njerëz. Fotografia është realizuar në Michigan, SHBA, dhe është publikuar në Facebook nga fotografja Dayna Mager e cila tregon historinë e saj, duke bërë që postimi të shpërndahet rreth 25 mijë herë. Postimi i transmetuar nga noa.al, nis kështu: “U futa në krevatin e vajzës me shpresën se do e qetësoja të voglën time, e cila qante pa fund nga dhimbjet e dhëmbëve”. Ky është pozicioni ku Matt, babai i të voglës Luella e gjeti të shoqen kur u kthye në shtëpi. Dayna vazhdon, “Po rrija atje, në ngrohtësinë e asaj mrekullie, duke përjetuar eksperiencën që quhet prindërim dhe u kujtova për një premtim që i kisha bërë”. Magar, vazhdon duke treguar për herën e parë kur ajo dhe i shoqi dolën, duke e lënë vajzën e tyre në shtëpi, shkruan noa.al. Ishin në një koncert të organizuar nga komunitetit i krishterë dhe aty takuan një prift misionar. Ai u tregoi atyre për një udhëtim që kishte bërë në Ugandë, ku kishte vizituar një jetimore. Prifti u kishte thënë se kishte mbetur i befasuar nga heshtja e dhomës ku ishin qindra fëmijë, kështu që kërkoi të dinte pse ishte ajo heshtje. Përgjigja që mori ishte drithëruese: “Pas një jave që qëndronin aty dhe pas orëve të shumta qarjeje, në fund pushonin kur e kuptonin se tek ata nuk do shkonte askush”. Ky shpjegim e turbulloi shumë Dayna, e cila shkruan, “U rrëzova”. Po atë natë gruaja u kthye në shtupi tek e bija dhe i bëri një premtim, “Premtimin që do rendja gjithmonë drejt saj. Kur është keq, kur është e trishtuar, do jemi gjithmonë për të. Do e përqafojmë dhe do i mësojmë të marrë vendimet e saja. Do i shërbejmë si guidë, duke e mësuar se nuk ka asgjë të keqe të qash dhe të ndihesh e trishtuar”. Pikërisht për këtë arsye, ndonëse monitori për bebe i Luellës bie në dy të natës, Dayna vrapon drejt saj.pcf7ovxlwwmzd16ojua5 12711112_10207882749174225_4602268541522361556_o-600x400 ahjqbojkcvfvdor0tpcd mom-crib-photo-today-tease-1-160411_ee5a1cd9c64fbed745f555c891883ecb.today-inline-large

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here