Tiranë/ Arresohet tutori 65-vjeçar, e detyronte të prostituonte 40-vjeçaren

0
198

Një 65-vjeçar i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Tiranës. Shtetasi Namik Cukaj akuzohet se mbante të izoluar në banesën e tij dhe detyronte të prostituohej një grua.    65-vjeçari i arrestuar, banues në Tiranë, rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”. Komisariati i Policisë nr. 1 Tiranë e arrestoi burrin i cili akuzohet për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.   Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit nr.1, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, në një banesë e cila ishte përshtatur dhe kthyer në bazë prostitucioni, është gjetur e mbyllur në një dhomë shtetasja M. C, 40 vjeçe, banuese në Durrës.   Nga hetimet rezulton se kjo shtetase shfrytëzohej për qëllime prostitucioni pa dëshirën e saj dhe nën presion duke ushtruar dhe dhunë fizike ndaj saj nga shtetasi Namik Cukaj për një periudhë kohore prej 1 muaj.   Ky shtetas i bënte presion dhe i çonte klient kësaj shtetaseje në këmbim të marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës prej 3 mijë lekë të reja.   Materialet në ngarkim të tij iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Tiranë, për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga Nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Namik Cukaj.  t

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here