Një inspektor policie është arrestuar nga Shërbmi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, me akuzën e dhunës në familje. Inspektori i policisë Shpëtim Loka, u arrestua pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij M.L, e cila thotë se është dhunuar nga bashkëshorti. Në trupin e gruas janë konstatuar edhe shenjat e dhunës. Sipas kallëzimit të bërë nga shtetësia M.L. banuese në Babrru, Bashkia Kamëz, i shoqi ka ushtruar dhunë fizike në raste të përsëritura për shkaqe xhelozie. Rasti i fundit ka qenë një ditë më parë. Shpëtim Loka ishte trup shërbimi në stacionin e policisë kufitare Sopik në Drejtorinë e Kufirit në Gjirokastër, me gradën inspektor.