Mbledhja e Asamblesë Kombëtare do përcaktojë anëtarët e rinj të Kryesisë dhe Sekretariatit, kush pritet të përjashtohet dhe lobimi për emrat që do përfshihen. Rivaliteti mes Kokëdhimës e Ruçit finalizohet me garën për Sekretarin e Përgjithshëm, ndërsa Veliaj-Tahiri mbetet një sfidë që vazhdon…..
Gëzim Saliu
Vizita e kryeministrit Rama në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, mund të jetë një “armë” e mirë për tu përdorur nga socialistët përkundrejt opozitës, por me siguri ajo nuk do mund të sjellë “paqe” në korridoret e selisë së purpurt. “Zierja” e brendshme e nisur prej muajsh, nuk do mund të marrë zgjidhje me mesazhet që do përcjellë kryeministri në mbledhjen e grupit parlamentar apo në daljet publike lidhur me efektet pozitive të vizitës në SHBA. Kjo pasi mbyllja e punimeve të Kongresit, nuk solli fundin e debatit në PS. Shumë çështje që lidhen me strukturën e brendshme të partisë si edhe rolet që do merren në të, presin ende zgjidhje. Mbledhja e Asamblesë Kombëtare e cila pritet të zhvillohet brenda këtyre ditëve do të jetë përcaktuese për të vendosur lidhur me anëtarët e rinj të Kryesisë dhe Sekretariatit të PS-së, që janë në ato poste që prej vitit 2011-ës. Po ashtu një tjetër “luftë” e nëndheshme në forcën më të madhe politike në vend është edhe ajo për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, ku kandidatit të padiskutueshëm Gramoz Ruçi, me shumë mundësi do ti shtohet në garë edhe deputeti Koço Kokëdhima. Ndërkohë që nuk duhet neglizhuar në këtë mes edhe sfida e pandalur mes kryebashkiakut Veliaj dhe ministrit Tahiri, jo vetëm në saj të lobimeve për emrat e rinj drejtues por edhe për planet e së ardhmes që i shohin si protagonistë në betejën për liderin e ri të PS-së.
Kryesia dhe sekretariati
Mbledhja e Asamblesë së re Kombëtare të dalë nga Kongresi, do të jetë forumi nga ku do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të partisë më të madhe në vend. Diskutimi dhe përplasja e brendshme ka lindur prej kohësh në PS, por me zgjedhjen e anëtarëve të rinj drejtues vetëm sa po del edhe më shumë në sipërfaqe. Në kushtet kur debati për kreun e partisë u mbyll, ndonëse Blushi duket se do ta vazhdojë edhe më tej diskutimin brenda radhëve, çështjet kryesore që mbeten për diskutim janë zgjedhjet për Kryesinë dhe Sekretariatin si edhe për postin e numrit dy të partisë: Sekretarit të Përgjithshëm. Sipas statutit, kryetari i PS-së propozon deri në 1/3 e kandidaturave më shumë se numri i miratuar për anëtarë të Kryesisë, ku ndërkohë Asambleja ka të drejtën e propozimit të kandidaturave shtesë për anëtarë të Kryesisë. Po ashtu sipas statutit të ri të PS-së, Kryesia e kësaj force do të miratojë listën e kandidatëve për deputetë apo kryetarë bashkish. “Kryesia e partisë rezervon të drejtën që kandidatët e përzgjedhur, për të cilët konstatohet mosplotësimi i kritereve dhe standardeve ligjore, morale dhe politike, t’i heqë nga lista e të zgjedhurve për të kandiduar. Lista e kandidatëve për deputetë konsiderohet përfundimtare dhe bëhet publike vetëm pasi shqyrtohet e miratohet nga kryesia e partisë”, thuhet në pikën 5 të nenit 61 të projektstatutit të ri. Aktualisht pjesë e Kryesisë janë ministra të qeverisë si Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Eglantina Gjermeni , Ilir Beqja, Lindita Nikolla, Mimi Kodheli, Saimir Tahiri e Blendi Klosi si edhe deputetë tradicionalë të PS-së si Arta Dade, Bashkim Fino, Besnik Baraj, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj dhe Gramoz Ruçi. Ndërkohë tek Kryesia nuk mungojnë as hyrjet e reja Luljeta Arapi apo Gentian Bejko. E pikërisht nga këto të fundit pritet të ndodhin ndryshime, ku dy emrat e mësipërm me shumë mundësi nuk do jenë më pjesë e Kryesisë së re. Po ashtu edhe emrat e Ndre Legisit e Shkëlqim Canit pritet të mos jenë më pjesë e këtij forumi të socialistëve, pasi prej kohësh tek kryetari po lobohet për përfshirjen e disa figurave të tjerë. Ndër lobuesit kryesor pranë kryeministrit për këto zgjedhje, janë dy nga personazhet që kanë qenë gjithnjë antagonistë mes tyre: kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri.
Veliaj-Tahiri
Si për të ndezur edhe më shumë debatin mes tyre, ish-kryeministri Pandeli Majko do të deklaronte pak ditë më parë në një intervistë televizive se Tahiri dh Veliaj padyshim do jenë protagonistë në garën e ardhshme për liderin e PS-së. “Po ja mund të thosha që këta janë dyshja që do konkurrojnë por çfarë ka ndodhur kemi humbur zgjedhjet apo çfarë? Më duket një diskutim pak i përhapur. Janë dy protagonistë të brezit të tretë të PS, me një lloj humori iu drejtohem në publik, mos përsërisni gabimet tona, të mijat dhe Metës, të brezit të dytë. Ndryshe s’do ishim sot në parti të ndryshme. ..Për mua të dy janë protagonistë, por ka edhe të tjerë. Është edhe një palë protagonistësh të tjerë, po flasim për FRESSH-istat e rinj”, deklaroi Majko duke tentuar të mos e trajtojë diskutimin në një plan të afërt kohor. Deri më tani përballja indirekte mes tyre ka dhënë më shumë rezultate pozitive për kryebashkiakun e Tiranës, ndonëse Tahiri nuk mbetet pas. Një fitore e ministrit të Brendshëm mund të cilësohet ajo e marrë në punimet e Kongresit. Një pjesë e madhe e mbështetësve të tij, mes tyre dy zv.ministra të Brendshëm u votuan dhe u përfshinë në Asamblenë e re Kombëtare. Ndërkohë që asnjë prej tyre që njihen si mbështetës së Veliajt, si Mazniku apo zv.ministri Mete nuk u përfshinë dot në Asamblenë e re Kombëtare. Pikërisht për këtë ccështje në selinë e PS-së nuk mungoi fill pas puimeve të Kongresit edhe një takim mes dy protagonistëve dhe kryeministrit Rama e kreut të grupit parlamentar Rucci. Në takimin ku në qendër të diskutimit mes palëve ishin votimet e Kongresit, nuk munguan as zërat për “lojë të pisët”. Përfshirja e njerëzve të afërt në forumin më të lartë në PS sic është Asambleja, është një “armë” me vlerë në dorë të deputetit apo minisitrit. Përmes tyre aim err më shumë fuqi brenda partisë pasi ka mundësi të lobojë edhe më gjerë për ti dhënë peshë rezultatit ne votime që prekin vendimmarrje të rëndësioshme të partisëm, sin ë rastin actual për zgjedhjen e emrat të rinj të grupit drejtues të PS-së. E pikërisht për kët arsye Tahiri , edhe nën petkun e kreut të PS-së së Tiranës, u angazhua jo pak në Kongrëes për të mundësuar që Asambleja e re të kishte sa më shumë njerëz që e mbështesnin. Dhe në këtë pikë duket se doli më i fituar se rivali i tij Veliaj. Por ky i fundit duket se ka një tjetër “as nën mëngë” që i mundëson jo vetëm lartësimin e figurës brenda rradhëve të socialistëve por edhe afërsinë me kryesocialistin Rama. Investimi i tij politik nga George Sorros i ka dhënë peshë Veliajt në raport me rivalët e tij brenda partisë. Hapja e punimeve të Kongresit nga kryebashkiaku i Tiranës ishte mesazhi i rradhës për kundërshtarët e tij, pas shumë “pikësh” të fituara në kohë brenda PS-së. Fillimisht ishte përfshirja e tij në forcën më të madhe të së majtës, ku menjëherë mori rolin e sekretarit për rininë dhe emigracionin. Më pas, sapo PS fitoi zgjedhjet, ai u bë pjesë e qeverisë në detyrën e ministrit për mirëqënien sociale. Kulmi i Veliajt ishte përzgjedhja e tij si kandidat i mazhorancës për garën e bashkisë së Tiranës, të cilën në fund e fitoi. Në këtë rrugë duket se Veliaj po ndjek të njejtin itenerar si Rama vite më parë, ku shanset e marrjes së kryesimit të PS-së janë jo të pakta. Por ndërkohë rivali i tij kryesor Sajmir Tahiri nuk ka ndenjur duarlidhur. Edhe ai si Veliaj cilësohet si një ndër njerëzit më të afërt dhe më besnikë të kryeministrit Rama. Pas përfshirjes në PS me rolin e zëdhënësit të shtypit, Tahiri u bë pjesë e grupit parlamentar në vitin 2009. Për katër vite opozitë, ai u dallua për tonalitetin e fortë të akuzave ndaj mazhorancës së kohës. Ndërkohë kulmi i Tahirit në jetën politikë është detyra aktuale e ministrit të Brendshëm. Ndërhyja në Lazarat cilësohet nga të majtët si një ndër fitoret kryesore të qeverisë, ku merita kryesore ju dha vetë Tahirit. Nisur nga kjo, ministri i Brendshëm cilësohet si një ndër figurat kryesore të qeverisë “Rama” gjë që i ka dhënë jo pak fuqi edhe brenda rradhëve të socialistëve. Në këto kushte duket se si Veliaj ashtu edhe Tahiri janë dy ndër protagonistët kryesorë tek PS dhe sfida mes tyre duket se do të vazhdojë gjatë. Por nëse përballja e mundshme për kreun e forcës më të madhe politike në vend do ende kohë, ajo që mund të “shijojmë” është beteja e nëndheshme që po bëjnë Veliaj dhe Tahiri për zgjedhjet në Kryesi e Sekretariat.
Përballja Ruçi- Kokëdhima
Gramoz Ruçi nuk mund ta mohojë se u kap në befasi. “Njeriu i hekurt” në PS prej vitesh mbante postet kryesore drejtuese pas kryetarit të partisë. Askush nuk kishte guxuar as të garonte përballë tij, duke i dhënë votë maksimale në votimet për kreun e Asamblesë Kombëtare. Por deputeti i qarkut të Vlorës Kocco Kokëdhima, i cili njihet për afërsinë e tij me kryeministrin Rama, nuk mendonte si shumica e socialistëve. Me shumë mundësi, ai do jetë përballë Ruccit në garën për Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, post i cili rikthehet brenda radhëve të forcës më të madhe të së majtës. Prej kohësh Kokëdhima nuk ka nguruar të paraqesë në bazat e PS-së platforma për të ardhmen e kësaj force, të cilat sidomos në Jug janë mirëpritur. Pikërisht këto angazhime nuk janë mirëpritur nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, i cili në disa mbledhje grupi nuk ka nguruar ta kritikojë deputetin për ato që i ka cilësuar si vonesa të krijuara lidhur me strukturimin e rajonit të Vlorës. Por ajo që i dha më shumë hov debatit ka qenë edhe vendimmarrja e fundit në Kongres për mos ta kryer votimin për Sekretarin e Përgjithshëm në këto punime, por për ta shtyrë në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë. Kjo vendimmarrje ndikoi jo pak në përkeqësimin e humorit të Ruçit, i cili gjatë fjalimit të tij në Kongres nuk nguroi që indirekt të sulmonte projektin e Kokëdhimës. Dhe që prej asaj kohe e deri më tani marrëdhëniet mes kreut të grupit parlamentar dhe deputetit socialist kanë qenë të tendosura. Po ashtu votimi i socialistëve ë Parlament për ta çuar mandatin e Kokëdhimës në Kushtetuese solli jo pak reagime nga deputeti i Vlorës. Kokëdhima në d mbledhje radhazi të grupit kërkoi sqarime nga Rucci për vendimmarrjen duke vënë theksin tek mungesa e informacionit për votimin e grupit parlamentar socialist. Por kjo tendosje mes tyre duket se do të arrijë kulmin në garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Ky i fundit zgjidhet nga Asambleja dhe propozohet nga kryetari. Në këtë rast shanset janë më të mëdha që Rama të propozojë Ruccin, por nga ana tjetër statuti i jep mundësi kujtdo që do të garojë që të sigurojë 10% të firmave të anëtarëve të Asamblesë. Kjo përqindje nuk do ishte aspak e vështirë për tu siguruar nga Kokëdhima, i cili më pas mund të bëhej pjesë e garës dhe të rivalizonte përmes votave të Anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, kreun e grupit parlamentar socialist. Ndonëse Ruçi ka mbështetjen e një pjese të madhe të anëtarësisë, kjo nuk mund të mohohet nga ana tjetër as për Kokëdhimën e sidomos në zonën e Jugut të vendit. Dëshira e tij për tu votëbesuar nga Kongres për të qenë pjesë e Asamblesë Kombëtare, edhe pse ishte direkt si deputet i saj, ishte më shumë një tregues për ti vërtetuar socialistëve mos besues ndaj tij e sidomos rivalit Ruçi se e ka mbështetjen e anëtarësisë. Statuti i ri që u miratua në Kongres pësoi ndryshime sa i takon autoritetit të Sekretarit të Përgjithshëm, duke e bërë atë një institucion pa shumë pushtet.
Statuti për kreun e Asamblesë Kombëtare dhe sekretarin e përgjithshëm
Statuti i PS-së parashikon në nenin 47 të saj gjithë procedurat për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të partisë, por edhe kreut të Asamblesë Kombëtare, të cilët saktësohet se kanë një mandat 4- vjeçar, si dhe kush e zgjedh.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste
Sekretari i Përgjithshëm ka këto detyra kryesore:
-Drejton mbledhjet e AK
-Drejton Sekretariatin Ekzekutiv.
Në mungesë dhe me porosi të Kryetarit të partisë, drejton mbledhjet e Kryesisë së partisë.
ç. Ndjek dhe përgjigjet për zbatimin e Statutit, vendimeve të miratuara nga Kongresi dhe rregulloreve e udhëzimeve të forumeve drejtuese të partisë.
-I propozon Asamblesë Kombëtare për shqyrtim e miratim dokumentet për projekt-statutet, projekt-aktet e ndryshme pjesë të Librit të Rregullave të partisë.
-Ndihmon dhe kontrollon organet drejtuese të strukturave vendore të partisë për zbatimin e vendimeve të organeve qendrore të partisë si dhe miraton programet e trajnimeve dhe aftësimin e të zgjedhurve në to.
-Parashtron kërkesën për pezullimin e vendimeve të Asamblesë Socialiste të bashkisë, kur ato bien ndesh me Statutin dhe Programin e partisë.
ë. Propozon organigramën dhe strukturën e aparatit politik dhe administrativ të Asamblesë Kombëtare, të institucioneve të tjera qendrore të partisë dhe të Asambleve Socialiste të bashkive.
-Kryen funksionet e Kryetarit të partisë për periudhën kur vendi i tij mbetet vakant.
-Kandidatët për Sekretar të Përgjithshëm të partisë duhet të kenë të paktën një mandat si anëtar të Asamblesë Kombëtare ose të jenë mbi 10 vjet anëtar të partisë.
Kryesia aktuale e PS
Arben Isaraj
Armando Subashi
Arta Dade
Bashkim Fino
Besnik Baraj
Blendi Klosi
Damian Gjiknuri
Ditmir Bushati
Eduard Shalsi
Eglantina Gjermeni
Erion Braçe
Erion Veliaj
Fatmir Xhafaj
Gentian Bejko
Gramoz Ruçi
Ilir Beqja
Lindita Nikolla
Luljeta Arapi
Mimi Kodheli
Namik Dokle
Ndre Legisi
Niko Peleshi
Pandeli Majko
Saimir Tahiri
Shkëlqim Cani
Taulant Balla
Valentina Leskaj
Vangjush Dako
Sekretarët aktualë të PS
Arben Ahmetaj
Ilir Beqaj
Armando Subashi
Bashkim Fino
Blendi Klosi
Damian Gjiknuri
Erion Veliaj
Fatmir Xhafaj
Ndre Legisi