Elbasan/ Plagos të moshuarën, i rrëmben varësen floriri nga qafa, arrestohet 29-vjeçari

0
183

Një 29-vjeçar nga qyteti i Elbasanit është arrestuar në flagrancë teksa është përleshur me dy gra për t’i rrëmbyer nga qafa varësen prej floriri njërës prej tyre.

Adnad Bajrami dyshohet t’i ketë marrë nga qafa varësen prej floriri 51-vjeçares me iniciale L.T, banuese në Elbasan” thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur dje, në lagjen “Beqir Dardha” të këtij qyteti.

Gjatë rezistencës për të mos i marrë varësen, është dëmtuar fizikisht nëna e saj, 80-vjeçarja me iniciale S.S, e cila ka tentuar të mbajë autorin”, vijon njoftimi i policisë.

E moshuara u dërgua në spitalin rajonal të Elbasanit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here