U përfol se Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi nuk ndanin vetëm bizneset, por mes tyre kishte një lidhje prej vitesh.
Të dy këngëtarët kanë qëndruar të heshtur, ndonëse mediat i kanë kushtuar shumë vëmendje.
Por si rrallë ndonjëherë, Elvana zgjedhur që të flasë e të tregojë të vërtetën.
E pyetur nga portali online blitz.al në lidhje me këtë histori, ajo është përgjigjur:
“Marrëdhënia me Florin? Po, ka një të vërtetë. Bashkë me Florin jemi aksionerë të “Proper Pizza”. Mediat janë të lira të shkruajnë çfarë të duan. Kanë kohë që e bëjnë këtë. Është një marrëdhënie e komplikuar, do të thoshte Facebook-u”, ka përfunduar deklaratën e saj këngëtarja.