Meta në Split: Evropa nuk duhet të ngrejë mure për krizën e regugjatëve, Shqipëria do bëjë pjesën e vet

0
166

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë një vizite në Split, mori pjesë në Konferencën e Kryeparlamentarëve të Iniciativës Adriatiko-Joniane.   Gjatë fjalës së tij Meta është shprehur se kriza e refugjatëve është problem evropian, që kërkon zgjidhje evropiane.   “Evropa nuk duhet të ngrejë mure. Shqipëria do bëjë pjesën e saj brenda mundësive në bashkëpunim me partnerët evropianë. BE nuk duhet ta humbasë vëmendjen ndaj rajonit tonë. Avancimi i integrimit është garanci për sigurinë evropiane. Të mbrojmë hapësirën tonë, por duke mos prekur vlerat evropiane të solidaritetit”, tha Meta.   Në konferencë marrin pjesë kryeparlamentarët e Shqipërisë, Kroacisë, Italisë, Greqisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Bosnjës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here