Një djalë i rri loton gjak rregullisht dhe për këtë i bën thirrje ekspertëve të shpjegojnë origjinën e patologjisë.
Calvin Inman 15 vjec, është një njeri normal, përjashto vetëm faktin që ai loton gjak 3 deri në 4 herë në ditë.
“ndonjëherë unë mund të ndjej ardhjen e lotëve, ndjej lagështinë e syve dhe ndonjëherë më shkakton djegie në sy” thotë adoleshenti.
15 vjecari ka kryer një numër të testeve mjekësore për të përcaktuar origjinën e lotëve, por specialistët nuk kanë arritur deri tani që të shpjegojnë këtë fenomen të cuditshëm.
Djali i ri dhe nëna e tij kanë vendosur të kërkojnë ndihmë.
Në një intervistë për CNN ata kanë përfituar të bëjnë thirrje për të gjetur dikë që mund të shpjegojë origjinën e lotëve të tij.
Sipas okulistit amerikan Rex Hamilton, Calvino mund të jetë duke vuajtur nga një sëmundje e rrallë e njohur si haemolocria që do të thotë “gjakderdhje syri”
Kjo mund të shkaktohet nga miliona faktorë, shpjegon mjeku në një emision tek ABC.
Por karakteristika e adoleshentit është se ai frikëson shokët e klasës në shkollë. Duke shfrytëzuar lotët e tij ata mendojnë se është i pushtuar nga djalli.
Nëna e tij e kujton momentin e parë kur pa djalin e saj me lot gjaku në sy, dhe e tmerruar ajo merr ambulancën. Gjëja që më goditi dhe më frikësoi është se kur djali më pa mua më pyeti “ Mami a do të vdes?” Këto fjalë më kanë thyer zemrën.