Rinas/ Arrestohet cifti turk me dekumenta false dhe dëshmi kontradiktore

0
203

Policia Kufitare e Rinasit njoftoi arrestimin në flagrancë të dy shtetasve  turq. Në pranga janë vënë Recep Cahit Dogan, 65 vjeç dhe Ozden Gur, 33 vjeçe, të dy , lindur dhe banues në Stamboll të Turqisë. Ata kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit me linjën e fluturimit Stamboll -Tiranë.

Gjatë procesit të regjistrimit nga ana e kontrollorëve është dyshuar në lidhje me pasaportën  e shtetases turke Ozden Gur e cila ka paraqitur për dokument udhëtimi një pasaportë turke e lëshuar në emër të Y. Y. 33 vjeçe.

Ky dokument është dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Rinasit ku ka rezultuar si dokument me faqen e gjeneraliteteve të falsifikuara.

Në vijim të dy këta shtetas janë shoqëruar për në Komisariatin e Rinasit.

Gjatë veprimeve të para hetimore Ozden Gur ka deklaruar se me shtetasin turk Recep Cahit Dogan me të cilin ka udhëtuar nga Stambolli për në Rinas kanë lidhje shoqërore dhe miqësore.

Ajo tha se me këtë pasaportë të falsifikuar është pajisur në qytetin e Stambollit te një shtetase turke të cilën e identifikon vetëm me emrin S.  dhe u shprehet se e ka njohur kur ka vuajtur vetë dënimin me burg në vitin 2010 për “Vjedhje” dhe “Plagosje”. Ajo tha se këtë dokument e ka blerë për 3 mijë dollarë amerikanë.

Ndërsa Recep Cahit Dogan tha se e ka ndihmuar 33-vjeçaren Ozden Gur për të udhëtuar në drejtim të Shqipërisë dhe se kostot e udhëtimit të kësaj shtetaseje  dhe të vetat, si dhe pagesën e qerasë së banesës në Tiranë ku do qendronte Ozden Gur do i mbulonte vetë Recepi.

Recepi deklaron se kur e ka bllokuar policia në Rinas shtetasen turke Ozden Gur, i ka deklaruar shërbimeve të policisë në Rinas se ajo ishte asistentja e tij.

Për shtetasin Turk Recep Cahit Dogan u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale  “ Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit“, parashikuar nga  neni 298 i Kodit Penal.

 

Për shtetasen Turke të identifikuar si  Ozden Gur u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal  “ Fallsifikimi i pasaportave , vizave apo letërnjoftimeve “

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here