Vaksinimi i fëmijëve/ Agjencia Amerikane për Kontrollin e Ushqimeve dhe Barnave: Efekt anësor autizmi në vaksinën e DTP

0
160

Për herë të  parë  agjencia amerikane për kontrollin e ushqimeve dhe barnave, FDA, ka raportuar si efekt anësorë të vaksinës së difteri-tetanoz-pertusis për fëmijët dy, katër dhe gjashtë muajsh edhe autizmin.

 

Sejrie Baleta

 

 

Pranimi që ka bërë  Agjencia për Ushqimet dhe Ilaçet (Food and Drug Administration­FDA) në lidhje me vaksinën e fëmijë, dhe efektet anësore që ajo shfaq, ka bërë që shumë prindër të refuzojnë vaksinimin e fëmijëve. Agjensia ka publikuar një dokument të vaksinës, ku janë raportuar efektet anësore që shkaktojnë autizëm. Vaksina “Tripedia”, që shkakton kollë, nuk është më në treg. “Tripedia” është projektuar që të merret në 5 doza për fëmijët nga 6 javë deri në 7 vjeç. Ka edhe shumë efekte të tjera anësore, të cilat janë shkaktuar nga vaksina, si SIDS (Sudden Infant Death Sindrom), reaksion anafilaktik (reaksion alergjik i rëndë), nivele të ulëta të trombociteve të gjakut, inflamacion të trurit , hypotonia (sindromi floppy baby), infeksion bakterial të lëkurës etj. Në këtë dokument thuhet se ngjarjet janë raportuar nga një pjesë e madhe e popullsisë. Edhe pse kanë dalë dokumente që pranojnë se vaksina shkakton autizëm, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve vazhdon me pretendimet se vaksina me autizmin nuk kanë asnjë lidhje. Ndërkohë  Agjencia Amerikane për Kontrollin e Ushqimeve dhe Barnave ka raportuar si efekt anesor autizmin në vaksinën e DTP që u bëhen fëmijëve në moshën dy muaj. Për herë të  parë  agjencia amerikane për kontrollin e ushqimeve dhe barnave, FDA, ka raportuar si efekt anësorë të vaksinës së difteri-tetanoz-pertusis për fëmijët dy, katër dhe gjashtë muajsh edhe autizmin. Shkak duket të  jetë përmbajtja e një konservuesi derivat i mërkurit i quajtur timerasal. Megjithatë  Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po në Shtetet e Bashkuara nuk e ka provuar shkencërisht.  Përpara një  situate të  tillë lind pyetja a duhet ti vaksinojnë  prindërit fëmijët e tyre? Ndërkohë në qendrat shëndetësore mjekët tregojnë se shumë  prindër refuzojnë  vaksinën e fruth-rubeoles për fëmijët në vitin e parë  të  jetës. Debatet në botë kanë  shkaktuar frikë edhe tek familjet shqiptare.  Studimet e fundit sipas pediatres Kika nuk tregojnë  atë  që  shkruajti revista shkencore “Lancet” më  herët, se kjo vaksinë  mund të  shkaktojë autizëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here