18 prilli, ёshtё shpallur Dita Ndёrkombёtare e Monumenteve tё Kulturёs dhe Siteve Arkeologjike nga organizatat e trashёgimisё botёrore ICOMOS dhe UNESCO, qё prej vitit 1982. Ёshtё dita ku popujt dhe kombet nё tё gjithё botёn e kthejnё vёmendjen nga trashёgimia e tyre kulturore, njihen me vlerat e saj dhe sensibilizohen pёr mbrojtjen dhe promovimin e kёtyre vlerave. Me kёtё rast Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Vlorё organizoi nё Parkun Arekologjik Amantia, njё aktivitet pёr njohjen e vlerave tё kёtij parku arkeologjik dhe ndёrgjegjёsimin pёr nevojёn e mbrojtjes dhe promovimit tё kёtyre vlerave me të rinjtë. Ndërsa në vigjilje të sezonit të ri turistik, në Parkun Arkeologjik Antigone, është bërë një risistem dhe pastrim për pritjen e vizitorëve. Ndërhyrja është bërë kryesisht në shtegun turistik prej fshatit “Asim Zeneli” dhe që të çon në park si dhe vendosja e tabelave të reja orientuese në krejt territorin e parkut, të sapo prodhuara.