Alibeaj: Tahiri nxiton sot të shkëputet nga padroni i tij Shullazi, por 3 vite ndarje pazaresh nuk mbulohen me një deklaratë të mjerë

0
177

Opozita e cilëson veprim të dëshpëruar të ministrit të Brendshëm Tahiri, i cili sipas tyre ndjen lakun në fyt që po i shtrëngohet.

Për kreun e Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Enkelejd Alibeaj, arrestimi i beftë i padronit të tij, e bën ministrin Tahiri që të flasë përçart, “pa guxuar t’ia përmendë njëherë të vetme emrin”.

Alibeaj: Sigurisht e dinë të gjithë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët se Tahiri nuk ka dorë në arrestimin e Shullazit. Tahiri po, ka dorë në gjakun që u ka pirë Shullazi biznesit duke u vënë gjoba dhe tritol. Tahiri ka dorë në lehtësitë e kultivimit dhe trafikut te drogës dhe pesëfishimin e parcelave me hashash, këtë e dinë shqiptarët e ndërkombëtarët., por 3 vite bashkëpunim me krimin, ndarje pazaresh me Shullazin nuk fshihen me një deklaratë të mjere. Shpejt do i vijë radha dhe atij. Ora po troket për të dhe banditet që po i marrin frymën vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here