Nëse ende nuk e ke kuptuar përse Veliaj & Co luftojnë fort për betonizimin e parkut të liqenit përmes ndërtimit të parkut të lojërave hidhini një sy vendimit të KKT Nr.11 datë 16.02.2015 me emër “Zonimi funksional i hyrjes së Parkut të Liqenit të Tiranës”. Të vetëm, ne nuk i ndalim dot. Duhesh edhe ti. Kur të nisin gropat e tridhjetëkatëshve brenda territorit të Gardës dhe përkrah Korpusit e të ngjiten deri pranë Kishës së Shën Prokopit mund të jetë tepër vonë për parkun, për liqenin e për qytetin.