Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, mbërriti sot në Abu Dhabi për një tur gjashtë ditor që do të fillojë sot me një mbledhje të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (CCG) në Riad, ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti Barack Obama. Shefi i Pentagonit do të bisedojë për luftën kundër grupit Shteti Islamik (ISIS) në Irak dhe në Siri dhe për bashkëpunimin në çështjet e mbrojtjes me vendet arabe të Gjirit, që janë të shqetësuara nga influenca e Iranit në rajon. Ndërkohë që fushata ushtarake kundër ISIS-it është në kulmin e saj, përgjegjësit amerikanë shpresojnë në veçanti një kontribut më të madh nga krerët e Gjirit në mbështetje të Irakun.