6 makinat që nuk i njihni, por që do harroni ti furnizoni me karburant (FOTO)

0
202

Me makinat tërësisht elektrike që po mbushin tregjet, është mjaft e thjeshtë të harrosh makinat hibride gaz-elektrike, apo makinat që kursejnë karburant të cilat ende janë në qarkullim.

Edhe pse këto 6 makina nuk janë makinat më të zakonshme me kilometrazh të lartë, ato janë disa nga makinat më të shpejta dhe më speciale të vlefshme, transmeton “Krokodili”.

honda-cr-z-front

Honda CR-Z është një opsion i mirë për të shëtitur nëpër qytet.

Duke filluar nga 20,000 dollarë, Honda CR-Z nuk është makina sportive më e vogël në botë, por mundohet të jetë e tillë. CR-Z është vlerësuar të marrë 39 MPG (Milje Per Gallon) në qytet dhe 36 MPG në autostradë.

Për fat të keq, limiti i saj deri në 130 kuaj fuqi e bën makinën të ndjehet pak letargjike, por nëse ju nuk e keni problem diçka pak të ngadaltë, kjo makinë hibride sportive mund të jetë për ju.

bmw-330e-iperformanc-2_1600x0w

BMW 330e iPerformance është një makinë sportive e bollshme dhe në stil

Një makinë e kombinuar me motor elektrik dhe motor benzine,prodhon deri në 248 kuaj fuqi. Ajo çka e bën 330e të dallohet është fakti se ajo është ekonomike në karburant. Ajo arrin deri në 150 MGP.

Me çmimin që fillon nga 44,695 dollarë 330e nuk është tamam e lirë, por ajo çka është e paparë është se makina mund të përdoret dhe tërësisht elektrike për deri në 14 milje dhe shpejtësi nën 75 MPH (milje për orë).

160323182232-2016-ny-auto-show-toyota-prius-prime-1100x619

Toyota Prius Prime është një version më i mirë se origjinali

Ashtu si 330e, Prius Prime mund të bëjë 22 milje vetëm me fuqi elektrike duke përdorur baterinë e saj 8.8 kWh.

Çmimi dhe vlerësimet zyrtare për kilometrazhin ende nuk janë zbuluar, por ka të ngjarë që nuk do të jetë shumë më tepër se 23.000 dollarë sa kushton Prius i rregullt.

Cadillac ELR është si Chevy Volt por më luksoz

2015_subaru_xv_sunshine_yellow_special_edition_australia_02-0511-920x544

Cadillac ELR prej 57,500 dollarësh është hibridi më luksoz në Amerikë.

Ai ka një gjenerator bateri të fuqizuar me benzinë i cili e ndihmon atë të eci mbi 340 milje. Pa ngarkim ekstra, motori elektrik mund të shkojë 40 milje.

2014_Cadillac_ELR_trimmed

Subaru Crosstrek Hybrid

Për 26,000 dollarë ju merrni një makinë të sigurt, të rehatshme, e lehtë në përdorim dhe me hapësirë e cila mund të shkojë deri në 34 MPG në autostrade. Kjo është një vlerë shumë e mirë për çdo matje. Plus, ajo ka sjelljen “shko kudo” të siguruar nga Subaru’s Symmetrical All-Ëheel Drive.

panamera-plug-in

Porsche Panamera S E-Hybrid

Nëse do shpenzoni 93,000 dollarë për një hibrid, ju do të donit që makina të performonte në mënyra të shumëfishta. Panamera S E-Hybrid është e mirë për këtë.

Edhe pse makina ka një prodhim fuqie të kombinuar prej 416 kuaj fuqi, mund të shkojë 0-60 në 5.2 sekonda, dhe ka shpejtësinë maksimale 167 MPH, ajo sërish vlerësohet deri në 50.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here