Kishim kohë që nuk kishim të reja nga jeta e saj private, sepse ish-konkurrentja e “Big Brother Albania”, e cila tashmë ka nisur karrierën si prezantuese në “In Tv”, është treguar shumë e rezervuar. Por një foto e postuar vetëm pak minuta më parë në Instagram-in e saj na ka treguar ato që vetë Alba nuk pranon t’i thotë me fjalë: që ajo mund të ketë nisur një histori të re dashurie. Prej dy ditësh Alba ndodhet në Itali, ku ka shkuar për të takuar një tjetër ish-konkurrente të “Big Brother”, Milenën. Vajzat krijuan një miqësi të fortë brenda shtëpisë së “BB”, miqësi që e kanë ruajtur edhe jashtë. Por mesa duket, prezantuesja simpatike nuk është nisur vetëm në këtë udhëtim. Në foton e postuar ajo shfaqet duke u përqafuar me një djalë. Fotoja është shoqëruar edhe nga disa zemra, duke na lënë kështu të kuptojmë që bëhet fjalë për një djalë që e ka shumë për zemër. I dashuri i saj? Vetë Alba nuk pranon të flasë për këtë gjë, megjithatë njerëz afër saj thonë se kjo është një periudhë shumë e bukur për të dhe e mbushur me dashuri. Epo, dashuri paç ngaherë Alba!