Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e kaluar në një bar në Maltignano të Italisë.
Rreth orës 22:30, një 26-vjeçar me iniciale A.L. ka ngacmuar një vajzë që ndodhej aty.
Baristi i kërkoi atij të largohej dhe të mos bezdiste klientët.
26-vjeçari u largua, por u kthye me një shqiptar në makinë.
Sipas medieve italiane shqiptari 24-vjeçar me iniciale A.L. qëlloi në ajër me pistoletë para hyrjes së barit.
Më pas dy të rinjtë u larguan me makinë, por baristi i ka ndjekur me makinën e tij.
Dy automjetet u përplasën më tej.
Italiani u arrestua menjëherë, ndërsa shqiptari tentoi t’ia mbathë në këmbë pasi hodhi një pistoletë aty pranë, por edhe ai u vu në pranga.
Të dy janë në arrest shtëpie, në pritje të procesit gjyqësor dhe akuzohen për kërcënim me armë zjarri.