Një vogëlush i lindur në Malajzi është pagëzuar me emër shqiptar. Gjithçka pasi dy prindër tifozë të skuadrës nga Malajzia, Kedah, kanë sjellë në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin e futbollistit shqiptar.
Duke qenë tifozë të mëdhenj të mesfushorit kosovar, Liridon Krasniqi, kanë vendosur që ta pagëzojnë me emrin Liridon.
Lajmi është bërë i ditur nga futbollisti i cili ka postuar foto me të voglin në Facebook, ku shkruan, “Jam shumë i lumtur dhe krenar. Ka lindur një fëmijë në Malajzi dhe prindërit i kanë vënë emrin tim, Liridon. E vizitova këtë fëmijë dhe jam shumë i emocionuar”.