Mbi 400 emigrantë, pjesa më e madhe të cilëve somalez u deklaruan të zhdukur në detin Mesdhe, teksa tentonin të zbarkonin në Itali, nga Egjipti.
Pjesa më e madhe e emigrantëve largohej nga Somalia, Etiopia dhe Eritrea, ndërsa flitet për rreth 30 të shpëtuar.
Mësohet se emigrantët ishin nisur me katër anije, por janë zhdukur tragjikisht në ujërat e Mesdheut, gjatë orëve të natës së kaluar dhe mëngjesit të kësaj të hëne. Disa kufoma janë nxjerrë në breg, ndërsa operacioni i kërkimit vijon ende.