Ai është një specialist në grabitjen e makinave, sidomos të atyre të modelit “Range Rover”. Bëhet fjalë një 48-vjeçar shqiptar, F.P., i cili ka grabitur në aeroportin e Bergamos në Itali një automjet të tillë lukso Ai është një specialist në grabitjen e makinave, sidomos të atyre të modelit “Range Rover”. Bëhet fjalë një 48-vjeçar shqiptar, F.P., i cili ka grabitur në aeroportin e Bergamos në Itali një automjet të tillë lukso.
Hetuesit thonë se, shqiptari ka disa precedentë grabitjeje dhe ka një preferencë speciale për makinat “Range Rover”.
Ai ka tentuar disa grabitje në vitet e kaluara në aeroporte të ndryshme në Lombardi dhe rezulton se është arrestuar dhe në vitin 2000.
Në grabitjen e fundit, e cila ka ndodhur të hënën rreth orës 15:45, F.P., u zbulua nga sistemi GPS.
Kur policia e kapi, 48-vjeçari ndodhej brenda në makinë. Ai u përpoq të justifikohej duke thënë se, automjeti ishte i një miku të tij.
Grabitësit serial iu gjet një dekoder “transponder”, që është një lloj skaneri që shpërben për klonimin e çelësave të makinës dhe një çelës eletronik i pa programuar.
Pronari i automjetit udhëtoi drejt Dublinit dhe ishte alarmuar për atë që po ndodhte me automjetin e tij ndërsa ndodhej në një konferencë biznesi.
Mëngjesin e së martës, F.P., doli para gjykatës ku pranoi se ishte përpjekur të grabiste makinën, raporton “Panorama”.
Ai tha se ishte kontaktuar nga një shqiptar misterioz, i cili i kishte ofruar 2 mijë euro për grabitjen e automjetit “Range Rover”.
“Pranova, sepse jam i papunë dhe më duhen para”, tha 48-vjeçari.
Ndaj tij u dha masë paraprake e arrestit shtëpiak. Vendimi për të do të jepet më 3 maj.