Takat kanë qenë mjaft të përdorura në ushtri! Mos u habisni, por në vitet ‘500, ato përdoreshin në kalërim, pasi të lejonin të kontrolloje kalin përmes goditjeve me takë.
Përdorimi i parë i këpucëve me taka jo më për nevojë, por për t’u dukur, daton në vitin 1533 kur Katerina de’ Medici, e cila thuhet se ka qenë më e shkurtër se Kylie Minogue, mbante këpucë me taka.
Gjatë viteve ‘700 femrat nisën t’i përdorin ato në masë, por si zgjedhje kryesisht e klasës së lartë. Edhe meshkujt nuk mbeten pas. Luigji 14-të, i cili ishte i shkurtër, preferonte një palë këpucë të kuqe me takë. Qëllimi i këtyre këpucëve, tashmë ishte rritja në gjatësi e personave e në mënyrë metaforike i mbante ata më lart se populli i thjeshtë.