Koalicioni i pronarëve shqiptarë/ “Gjykata Kushtetuese do ti japë të drejtë pronarëve, s’do lejohet tjetërsimi i pronës”

1
194

 

Reforma ne drejtësi do bëhet por nga duhet filluar si do bëhet bërë kjo reformë ? Ne duam të pranohemi ne Europe si pronare me pronat tona dhe jo si hajdutë të pronave të njeri tjetrit, duam rend demokratik ku Shteti e zbaton Kushtetutën Nëse reforma nuk fillon me pronën asgjë e mirë nuk mund të pritet, por kjo do të përcaktohet nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ligjin 133/2015 « për trajtimin e pronave ». Legjislativi dhe ekzekutivi ka pasur dhe gjithnjë do vazhdojë të ketë probleme sepse Kuvendi i Shqipërisë pas vitit 1991ka miratuar ligje që në shkelje të « Detyrimeve Kryesore Kushtetuese » e transferuan pronën private të konfiskuar nga diktatura në persona të tretë. Veç ligjeve që bien ndesh me detyrimet kushtetuese dhe Kushtetutën në fuqi, anarkisë së titujve të pronësisë i është shtuar dhe zbatimi i keq i ligjeve nga vendimet e KKKP dhe AKKP ndër vite si dhe VKM për legalizim të pushtimeve me ndërtimet pa leje të tokave të pronarëve. Para disa vjetësh, Gjykata Kushtetuese me 5 vota pro dhe 4 kundër, pra me një votë të një gjyqtari refuzoi kërkesën e pronarëve për rrëzimin si antikushtetues të ligjit 7501. A kanë qenë ata gjyqtarë të paditur apo kanë qenë nën presionin e politikës ? Mjafton të arsyetojmë nëse përputhet neni 8 i këtij ligji, me « Dispozitat Kryesore Kushtetuese » të vitit 1991 dhe me nenin 181 të Kushtetutës në fuqi ? Neni 8 i ligjit 7501 thotë « Në dhënien e tokave në pronësi e në përdorim personave juridikë a fizikë nuk njihet pronësia e mëparshme, as madhësia dhe kufijtë e saj para kolektivizimit”. Ky nen për rastin kur toka i kthehet pronarit është i drejtë, por edhe këtu duhet amenduar se prona nuk i jepet trashëgimtarit që jeton në fshat por i kthehet trungut familjar të trashëgimlënësit. Kjo është e njohur në praktikën e GJEDNJ. Rreth 22 vjet pas miratimit të ligjit 7501, Sali Berisha shprehu pendesë për këtë ligji për ndarjen e tokës që ai tha se u bazua në principin: toka i takon atij që e punon dhe atij që ndodhet pranë saj. Në intervistën e tij në 2013, Sali Berisha pranoi njëkohësisht se ky ligj që vazhdon të jetë në fuqi ishte në shkelje të hapur me parimin e pronësisë. Por çdo qytetar vëren se kaq nuk mjafton. Ka 25 vjet që loja me pronat po kalon nga mashtrimi ne mashtrim. Kjo ishte mbijetesa e diktaturës në kushtet e pluralizmit me frazeologji demokratike. Gabimi u ngulit me nenin 8 të ligjit 7501/1991 që pengoi kthimin e pronës së grabitur tek i zoti. Ky nen shënoi fillimin e korrupsionit dhe të kriminalizimit të shtetit. Pasojat janë se shqiptarët po vriten me njeri tjetrin, konfliktet për pronën kanë ndarë vëllezërit nga njeri tjetri, është futur sherri brenda familjeve, ndërmjet familjeve, në fis e në fshat , duke shkaktuar mbi 8000 të vrarë, shifër kjo e deklaruar në Kuvend nga Kryeministri Edi Rama dhe shumë deputetë të tjerë. Ishte pikërisht presioni i politikës dhe vota pro e vetëm një anëtari të Gjykatës Kushtetuese disa vjet më parë që lejoi deputetët të vazhdonin me lëmshin e pronave duke nxjerre mbi 16 ligje të tjera që e ruajnë me fanatizëm djallëzinë e fjalës “nuk” të future në nenin 8 të ligjit 7501, që e mban të mpleksur problemin. Ndërkombëtarët me fondet dhe kërkesat e tyre në vend që ta kushtëzonin Qeverinë Shqiptare që ta shkulte kancerin e korrupsionit, ata i pudrosen dhe i ushqyen metastazat e korrupsionit dhe të komunizmit. Sot 25 vjet pas shpalljes të demokracisë raporti i DASH konstaton se me të drejtën e pronës janë bërë hapa prapa.

Deri sot politikanët kanë kultivuar idenë se problemi është shumë i vështirë, se nuk zgjidhet dot menjëherë, se duhen fonde kolosale dhe pranojnë dhe efektet e korrupsionit me pronat. Këto në pjesën më të madhe nuk janë të vërteta. Konceptet tona ndryshojmë me ato të Qeverisë. Zgjidhja futet në rrugën kushtetuese nëse kthimi dhe kompensimi pronave bëhet detyrim i shtetit dhe jo siç është vazhduar në këto 25vjet. Zgjidhja është dhenë nga shoqatat e pronarëve por deri sot nuk ka pasur vullnet politik për zgjidhjen. Detyrimi për zbatimin e Kushtetutës është i vetë Shtetit dhe në radhë të parë i Kuvendit dhe i Qeverisë. Mënyra e zgjidhjes duhet të ndryshohet duke pranuar të drejtën e pronësisë për pronarin e mirfilltë dhe të drejtën e përdorimit për personin që e shfrytëzon atë pronë në këto vite të pluralizmit politik. Çdo pronë që nuk i kthehet të zotit transformohet në faturë financiare për të gjithë shoqërinë, pa përmendur vrasjet për probleme prone, nivelin shumë të ulët të investimeve të huaja private, pamundësinë e zhvillimit të turizmit. Kancelarja gjermane Merkel, në planin e saj për Shqipërinë ka vendosur zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut, por siç ja kemi bërë të qartë dhe Ambasadorit të Gjemanisë, pa kthyer pronën tek subjekti i shpronësuar konform dokumentave të pronësisë dhe kompensimin konform nenit 181 dhe 41 të Kushtetutës, Merkel do dështojë. Kushtetuta përcakton qartë kompensim vetëm kur prona e shtetëzuar nga Shteti komunist është asgjesuar dhe nuk egziston (psh. Fabrika, punishte, bagëti etj), kur prona është tjetërsuar për nevoja publike (shtëpi banimi te ndërtuara në periudhën 1945-1990) dhe kur prona vazhdon të shfrytëzohet për nevoja publike (rrugë, spitale etj).

Me statistikat zyrtare shteti është pronar i mirfilltë për 52% të sipërfaqes dhe subjektet e shpronësuar për 48% . Kështu nëse prona çlirohet nga pronarët e rremë që deklaroi Kryeministri Edi Rama, Shteti e bën kompensimin me tokë të shtetit ekuivalente me pronën që duhet kompensuar dhe nuk ka asnjë grosh detyrim për buxhetin. Por kjo kërkon që vullneti politik të miratojë me procedurë të shkurtuar draftin e pronarëve që në mars 2013 ju është dërguar të gjitha institucioneve dhe ndodhet i publikuar në sitin www.defendingproperty.com [1] së bashku me shume informacione të tjera. Drafti mund të paraqitet i plotë dhe zgjidh problemin në rang republike, ose mund të modifikohet si « Projektligj për kthimin dhe kompensimin e pronave në zonën turistike, punë që ne e kemi të gatshme » Problemi i pronave është madhor, është themeli i ekonomisë dhe i shtetit. Zgjidhja është kthimi dhe secili të tijën dhe jo kompensimi. Z. Edi Rama në fushatën elektorale u angazhua se do ta zgjidhte problemin duke zbatuar kushtetutën por platforma e tij nuk e zgjidh problemin. Qeveria, duke dashur ta mbyllë këtë plagë dhe burim të korrupsionit pushtetar miratoi ligjin 133/2015. Gjatë kësaj kohe Qeveria është përpjekur me të gjitha mundësitë të bindi Europen se po sheshon mosmarrëveshjet me pronaret dhe me ligjin 133/2015, ky problem ka hyre ne rrugën e zgjidhjes. FMN dhe B.Botërore, dhe KiE e kanë lënë në heshtje, këtë iluzion por defakto këtë e ka rrëzuar Gjykata e Strasburgut. Vendimet për kompensim me vlerën e hartës së vitit 2008 sugjerojnë se kompensimi duhet të jepet vetëm për prona që para vitit 1991 janë tjetërsuar për nevoja publike dhe është i parealizuashëm të bëhet për numurin e madh të vendimeve abusive që ka dhënë KKKP të rretheve dhe AKKP qendrore. Duket qartë se Platforma e Qeverisë është e gabuar. Në pikëpamjen organizative pronarët u thirrën për herë të parë në tavolinën e rrumbullaket organizuar me 24 Tetor 2014, ne Ministrinë e Drejtësisë. Aty u ra dakort që drafti i projekt ligjit të ri për pronat, te behej me grup pune me pjesëmarrës të grupeve të interesit. Prej asaj kohe përfaqësuesit e pronareve nuk janë thirrur ne asnjë grup pune, madje as për formë të jashtme. AKKP ka refuzuar që pronarëve që janë grup i interesit t`u jepet drafti, me justifikimin se pritet që me parë këtë draft ta shikojnë përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe të Bashkimit Europian. Mos vallë janë europianet apo institucionet tona që kanë inters të zgjasin jetën e anarkisë së pronës !? Reporterët Stefan Fule dhe Knut Fleckenshtein nuk mund të justifikohen për heshtjen sugjerimet dhe draftin e shoqatës të postuar në mars 2013 ? Apo mos valle shndërrohen ne sekserë që pranojnë të përdoren për të na bindur neve që të falim pronat tona “për një copë bukë“? Dashur padashur, të huajt peshkohen dhe bëhen bashkëfajtore për shkeljen e të drejtës së pronës dhe pseudodemikracinë që së fundmi e denoncoi dhe raporti i DASH. Zgjidhja pengohet se nuk merret në konsideratë dhe nuk diskutohet drafti i ofruar nga pronarët ! Pse u dashka medoemos të mbahet i pandryshuar neni 8 i ligjit 7501, duke shkelur nenet dhe frymën e kushtetutës dhe të shpenzohen paratë e popullit shqiptar për kompensim financiar kur egzistojn zgjidhja konform kushtetutës që nuk ka kosto financiare. Vendimet e dhëna në 2015 dhe 2015 nga Strasburgu tregojnë se KKKP dhe AKKP nuk ka ditur ta lexoje Kushtetutën dhe se problem i pronës nuk mund të zgjidhet me platformën që ka menduar Qeveria. Ligjin e miratuar në Dhjetor 2015 në shkelje të procedurave. Qeveria është nxituar ta bëjë pronën ‘’fakt i kryer’’, pora do ndryshojë Gjykata e Strasburgut me vendimet e saj? Nëse brezit te ri të bregdetit me artifice dhe mashtrime me konceptet juridike të “interesit publik” siç u bë nga Gjykata Kushtetuese për ligjin 7501, për të maskuar në emër të ligjit vjedhjet e pronave tona, rinia ngelet pa pronë do të ndihet më mirë në një vend tjetër ku të drejtat themelore zbatohen. Ne jemi të bindur se duhet thënë jo për politikën e çorbës së Katovicës që përgatiti Ramiz Alia dhe duhet rrëzuar koncepti komunist se shteti është ‘’ZOTI’’. Me mundësinë që na jep shtypi apelojmë që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të reflektojnë në patriotizmin dhe profesionalizmin e tyre dhe në detyrimin për të ndrequr gabimet e bëra nga vetë Gjykata Kushtetuese dhe pasojat e 25 vjet anarki postkomuniste me pronat tona .

Shprehim bindjen se Gjykata Kushtetuese nuk do ti pranojë presionet e politikës sepse Strasburgu do gjykojë me po atë standard që ka gjykuar deri sot. Ne kemi besim se Gjykata Kushtetuese do ti shkurtojë dorën politikanëve, që duke abuzuar me nenin 17 të Kushtetutës, kërkojnë të tjetërsojnë për interesa të tyre pronat që i përkasin qytetarit. Si kudo edhe në Shqipëri prona e trashëguar, është e shenjte njëlloj si Atdheu dhe mbrohet nga Kushtetuta dhe veçanërisht neni 181 i saj. Këtë presim ta thotë dhe Gjykata Kushtetuese.

 

*Duke falënderuar raportin e DASH pronarët presion vendimin e Gjykatës Kushtetuese në 21 prill 2016 ( titulli origjinal i letrës së Koalicionit të Pronarëve Shqiptarë drejtuar redaksisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here