Mbyllet fushata zgjedhore në Universitetet Publike

0
172

Dita e martë, pra data 19 prill është heshtje zgjedhore në universitetet publike. Kjo gjë sanksionohet edhe në nenin 28 të rregullores së MAS-it, për zhvillimin e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj të institucioneve të arsimit të lartë publik.    “Fushata zgjedhore përfundon 24 orë para ditës së zgjedhjeve. Dita para datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve deri në mbyllje të votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore”, përcaktohet në nenin 28, pika 2, të rregullores së MAS-it. Sa i përket procerregullores përcaktohet se, votimi nis jo më parë se ora 8:00.    Zgjedhësit qëndrojnë në radhë për të votuar dhe thirren nga një anëtar komisioni për të votuar. Ditën e votimit duhet një mjet identifikimi, letërnjoftim ose pasaportë biometrike.    Numërimi i votave dhe nxjerrja e rezultateve zhvillohet sipas radhës së mëposhtme: rektor, dekan, shef departamenti, anëtarë të senatit akademik, anëtarë të komisioneve të përhershme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here