Twitter është ‘pushtuar’ nga disa prindër japonezë, të cilët po publikojnë fotografi të fëmijëve të tyre duke i krahasuar me bukë.
Prindërit japonezë i janë kthyer rrjeteve sociale për të shpërndarë fotografi të çuditshme, ku i krahasojnë foshnjat e tyre me bukë.
Këmbët dhe krahët e foshnjave të tyre janë krahasuar me bukët e gjata në Japoni.
Qindra nëna dhe baballarë janë duke shpërndarë fotografi të krahëve të foshnjave të tyre, së bashku me bukë të gjata japoneze.