Aksidenti më i kushtueshëm në histori: Shkatërrohen 8 Ferrari, 1 Lamborghini dhe 5 makina të tjera luksoze
aksidenti ferrariNjë dëm që vlerësohet në rreth 3 milion euro dhe 14 makina të shkatërruara.
Ishte ky bilanci i një aksidenti automobilistik në Japoni që mund të konsiderohet si më i kushtueshmi i të gjitha kohërave.
Ngjarja ndodhi në autostradën e Chugoku.
Automjetet lëviznin me shpejtësi të lartë dhe kanë shkaktuar një seri përplasjesh.
Ndërmjet automjeteve të shkatërruara, ishin 8 Ferrari, ndër të cilat një Ferrari F430s, një Ferrari 430 Scuderia, dy Ferrari Modena, dy F355s dhe dy Ferrari Testarossa. Gjithashtu ishte një Lamborghini Diablo, 3 Mercedes dhe një Nissan GT-R.