Berlini zyrtar: Kryetari Ivanov ka shkelur marrëveshjen e Përzhinos

0
200

Berlini zyrtar ka dërguar përsëri një porosi të ashpër për Shkupin, ku shpreh shqetësimin e qeverisë gjermane për gjendjen e tanishme politike në vend dhe hapur kritikon kryetarin Ivanov, ndërkaq vë në pikëpyetje njohjen e rezultateve të zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj porosie, kryetar Ivanov e ka shkelur marrëveshjen e Përzhinos me vendimin e tij për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, ndërkaq zgjedhjet në kushte të këtilla vihen në pikëpyetje për t’u njohur.

Këto deklarime janë bërë nga zëdhënësi i MPJ-së gjermane, Martin Schefer, për Deutsche Welle, i cili thekson se takimi i liderëve në Vjenë është një mundësi për sqarimin e çdo paqartësie.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here